17shkurt

Zyrtare: Myrto Uzuni largohet nga Granada – karrierën e vazhdon në MLS

/ 2 minuta lexim
17shkurt

Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni tashmë zyrtarisht është larguar nga klubi spanjoll Granada dhe karrierën do ta vazhdojë në MLS.

Këtë e ka konfirmuar vet klubi spanjoll përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku u bë i ditur largimi i Uzunit.

“Granada dhe Austin Football Club kanë arritur marrëveshje për shumën e klauzolës për transferimin e Myrto Uzunit i cili tashmë nuk është pjesë e Granadas”.

“Sulmuesi shqiptar ka gjithsej 7795 minuta të shpërndara në 106 ndeshje si futbollist i Granadas, ku ka shënuar 49 gola, gjë që e bën atë golashënuesin më të mirë të huaj në histori të Granadas. Ai ka gjithashtu edhe 8 asistime”.

17shkurt

“Klubi i dëshiron Uzunit suksese në të ardhmen e tij personale dhe profesionale”, thuhej në njoftimin e Granadas.

29-vjeçari ka nënshkruar me Austin deri në 2027 me opsion deri në 2028. Transferimi i tij u bë për shumën e 12.3 milionë euro, që është një shifër rekord për klubin amerikan.

“Myrto e ka dëshmuar veten se është një golashënues pjellor në çdo skuadër dhe ligë në të cilën ka luajtur më parë”.

“Aftësia e tij e finalizimit, ambicia, vendosmëria dhe fakti që luan në qendër dhe në krah do të jetë një aset i madh. Ne jemi të emocionuar qe është bërë pjesë e jona”, ka thënë drejtori sportiv i FC Austin, Rodolfo Borrell./Telegrafi/