Fundamenti

Idajet Jahaj – Ese për veprën e Atdhe Gecit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

UDHËZUES PËR KALIM NË ÇAMËRI
Çamëria s´lypet, Çamëria merret
Epir, bëje dorën grusht dhe lëviz
Tek ai djep i tokës stërgjyshore
Shqipëria shtrihet deri n´Prevezë…
( A. Geci, “Dora e Atdheut” )

Gjithnjë më ka bërë përshtypje poezia e Atdhe Gecit ( më parë Rrustem Gecit ) për idealin e shenjtë kombëtar. Tërë jetën atij i ka valuar në gjak ky ideal, dhe për çudi, tashmë, dekadat e fundit, ai ka artikuluar qindra dhe mija vargje për këtë kauzë të madhe kombëtare.

Mendjet dhe zemrat tona na kanë rezonuar menjëherë, si valë të njëjta, me rrezet e dritës së atdheut dhe ato të fushqetave të ylberta të artit poetik. Mu kujtua një poet i shquar nga Kosova, që, para shumë vitesh në Vlorë, tha për poetin vlonjat se ishin njohur ” që para lindjes” ! Edhe unë me Atdheun para s´e të lindemi jemi njohur. E vërtetë. Shqiptarët e ndarë padrejtësisht nga faktorët që dihen, vëllazërinë e tyre e ruanin thellë në gjak. Dhe erdhi dita që kjo vëllazëri shpertheu si bijë dielli e atdheu ndriti ne arealin e vet, ndonëse jo i plotë akoma. Kjo vëllazëri është nga fenomenet me madhështore në planet.

Çamëri – o tokë shqiptare
je e bimur o shpirt ku je
ti je gjakja e kombit tonë
je Shqipëri e lerë mbi dhé…
( A. Geci, „Trokitje çame“ )

Poeti Atdhe Geci ka shkruar për çdo vis të atdheut: për Dardaninë heroike, për Shqipërinë e Mollës së Kuqe; për Iliriadën e shqipen këtej kufirit, për Roganën e tij epiko-lirike e romantike…Por mija vargje të Atdhe Gecit që ia ka kushtuar Çamërisë së përgjakur nga pushtimi dhe gjenocidi i fqiut tonë, Greqisë. Prekshëm, thellë dhe përshpirtshëm i ka kënduar dhe vazhdon ti këndoj Çamërisë ! Eh, sa bukur tingëllon në vargjet poetike të Atdhe Gecit, Thesprotia e lashtë, Pirro Burri i lavdishëmm, heronjtë e Epirit shqiptar nëpër shekuj.

HW

Poeti Atdhe Geci, i shkruan himn me shkronja zemre fustanellës çame që ka mahnitur poetin anglez, Bajronin me shokë. Në krijimtarinë poetike të Atdhe Gecit, ai po i këndon me poetizëm shpirtërorë vashave çame aq të hijshme, për legjendat e të vërtetat, për malet e fushat shqiptare , te cilat janë nën shtetrrethim e okupim nga fqiu ynë gjenocidist.Vargu i poetit Atdhe Gecit lëshon piskama poetike, shkulme atdhetare, gjëmon, ulëret, për të drejtat e kësaj pjese të kombit të shumëvuajtur shqiptar. Dhe, thotë: “Një varr në Çamëri është ëndrra ime“! Plaga e Çamërisë për Shqipërinë dhe atdheun tonë dhemb.

Shqiptarët për Çamërinë s´ndalen. Evropa duhet ta dëgjojë këtë zë, këta zëra, këtë gjëmim të drejtash dhe klithmat e një populli të tërë. Titullin e këtij shkrimi „Udhëzim për Çamërinë“, e kam marr nga libri i Atdhe Gecit, „Kalim në Çamëri“. Atdhe Geci ( më parë Rrustem Geci ) është Shpallës i Republikës së Çamërisë në Egzil, është autor i Himnit të Çamërisë, botues i Kushtetutës të Republikës së Çamërisë, dhe autor i librit, Rilindja e Republikës së Çamërisë. Poeti Atdhe Geci „Himnin e Çamërisë“ e filigranoi bukur!

Çamëri, zemër shqipërie,
Zëri i nënës më troket,
Guri i gjyshit atje brenda
Ngrihu, o bir, më thërret!
( A. Geci, „Trokitje çame“ )

Është klithmë, lebeti, kushtrim. Është një pushkë ndërgjegjeje që ta dëgjojë Evropa e të drejtave njerëzore. Atdhe Geci e përndritë këtë kushtrim në mija vargje. Ai numëron në shkrime edhe kilometrat e tokës shqiptare në Grqi, numëron detin, malet, kodrat. Një poezi e pafundme ravijëzon në valët e tij poetike. Dhe vargjet e Atdhe Gecit ( më parë, Rrustem Gecit ) kanë veçorinë e meditimit historik, të nëntekstit poetik, të lakonizmit vargëzues. Atdhe Geci loz thjesht me vargjet, por me thellësi filozofike e sociale. Poeti Geci e ndienë shpirtin e kohës dhe me shkronja zemre shkrua;
Tre Drina rrjedhin dheut të Arbërit
Me vaj të zemëruar të kësaj kohe
Nga Mollë e Kuqe e poshtë Pargës
shqiptarët kërkojnë një bashkështet.

Idajet Jahaj – poet
Vlorë / 18. 09. 2019

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.