GRANDEMALL

“Flaka e Janarit” vazhdoi tutje me aktivitete në fushën e enigmatikës-gjëzëtarisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”, ka vazhduar këtë të diele me aktivitete në fushën e enigmatikës-gjëzëtarisë.

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”, nga Gjilani dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve, “Horizonti”, organizoi garat në zgjidhjen e Enigmave-gjëzave, ku garuesit-zgjidhësit e enigmave, patën rastin për t’i matur njohurit e tyre, duke e testuar veten, por edhe duke u argëtuar njëkohësisht, me lloje të ndryshme të enigmave-gjëzave si: fjalëkryq klasik, rebus, anagram, asociacion etj.

Shemsedin Kryeziu, kryetar i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, tha se edhe këtë vit, ngjarja e veçantë nga fusha e enigmatikës, vazhdon të jetë pjesë e “Flakës së Janarit” dhe për këtë ka falënderuar, komunën e Gjilanit, Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, drejtorin Kushtrim Zeqirin, për mbështetje, të gjithë të angazhuarit në kuadër të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, për kontributin e tyre në organizim të kësaj gare, si dhe të gjithë pjesëmarrësit garues.

Uji Dea

Krahas garuesve nga Gjilani, Kryeziu ka falënderuar edhe pjesëmarrësit në këtë ngjarje nga qytetet tjera të Kosovës si: nga Gjakova, Mitrovica, Istogu, Prishtina si dhe nga Tetova.

Përndryshe, organizatori i kësaj gareje, ka përcaktuar edhe jurinë profesionale në vlerësimin e zgjidhjes korrekte te enigmave, nga ana e garuesve. Juria përbëhej nga: Skender Tullumi, Xhelal Salihu dhe Shemsedin Kryeziu.

Sipas Jurisë, tri vendet e para në disiplinën, zgjidhja e enigmave, do të shpërblehen me mirënjohje, derisa fituesit të vendit të parë (kampioni), do t’i ndahet plaketa tradicionale e “Flakës së Janarit 2024”, porse dorëzimi i saj do të bëhet natën e fundit të këtij Manifestimi kulturorë, ku edhe do të organizohet Gala Mbrëmja, e cila përmbyllë manifestimin e sivjetmë të “Flakës së Janarit 2024”, andaj edhe sot nuk u bënë të ditur emrat e fituesve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.