HW

Ibra mbeti i përjetshmi ynë historik…

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Sa herë vijnë përvjetorët e njeriut historik, dr. Rugova, tash i ndjerë, sikur na shtohen dhembjet tona ndaj atyre që i kemi dashur e respektuar shumë. I kemi dashur, për faktin se shihnim tek (ata) apo tek Ai një dritë tjetër të jetës. Pse jo? Vetëm njerëzit e mëdhenj të një kombi, nuk harrohen. Nuk harrohen dhe ata përkujtohen e nderohen përherë… Dr. Ibrahim Rugova ishte një njeri më njerëzori. Ky troll filloi me Te, por edhe përfundoi me Te, me pavarësinë e Kosovës. Ate, si njeri e si poet e njoha në orët letrare, në amfiteatrin e Fakultetit filologjik, në Prishtinë, por e njoha edhe rrugës sime ku banoja afër Fakultetit ku studioja.

Ai, i përjetshmi ynë, që sot na mungon, kalonte aty pari me një qantë në dorë e me atë fytyrë hapur e të buzëqeshur me kolegët e vet: tash dr. Rexhep Ismajlin, dr. Sabri Hamitin, dr. Agim Vincën, Tafil Kelmendin, por edhe me profesorët tanë: Fehmi Aganin ( i ndjerë), Latif Berishën ( i ndjerë, Idriz Ajeti, Rexhep Ismajli, Shefqet Pllana (i ndjerë), Anton Çetta ( i ndjerë) e shumë të tjerë. Unë, aty afër, ish konvikti, banoja me shokët Isak Ahmetin, sot dr. Liman Matoshin, Tafil Kelmendin e ndjerë, dr. Emin
Kabashin, Mazllum Sanjen et., të cilët e përcillnim letërsinë.

E, Ai i përjetshmi Ynë, dr. Ibrahim Rugova, na përshëndette ngrohtësisht nga zemra e tij e madhe. Bashkëpunonim me “Botën e re”, në të cilën gazetë botova dy shkrime dhe dy piktura. Ibra ishte anëtari kryesor i saj. Na bënte pritje të madhe.

E, në gjeneratën tonë na ishte vajza e axhës së tij, Kumrija (Rugova), e cila, si rugovase na sillte në mesin tonë zakone, këngë e shprehje të asaj ane. Ajo nuk përtonte të këndonte sa herë i thoshim asaj në katedër. Ajo e ka pasur një zë të furishëm dhe plot kumbim, ku ushtonte korridori i katedrës së gjuhës shqipe.

United Hospital

Dhe, kur arrinte në katedër Ibra, ne përnjëherë ndërronim “gjendjen” tonë. Donim ta nderonim se ishte xhaxhai i kolegës, por edhe krijues… Por, ngjante të shkonim nëpër ligjërata të tyre, ku Ibra ishte student. Ai /Ibra/, ishte student i qetë, por në ligjërata “kacafytej” me profesorë rreth orës së mësimi, e cila ligjëratë bëhej tepër interesant për të gjithë. Nuk hidhërohej profesori M. Bardhi, as A. Çetta, as L. Berisha, se Ibra me shokë u përzienin në shkencën e artit. Jo.

Ibra vinte i qetë në fakultet. Vinte e “ikte” sikur puhia e erës. Nuk lënte gjurmë, por nën sjetull barte libra, gazeta, revista e shkrime tjera. Ikte dhe mbyllej në redaksi. Kur dilte atë kohë gazeta e studentëve “Bota e re”, në orët e vona, në qytet, dilnim dhe në rrugë e blenim nga shitësi. Nuk kalonte shkrim të Ibrës pa e lexuar. Ai mbeti një “personazh” i madh i një kohe në jetën time. Atë kohë Ai shkruante vjersha të gjata, poema, por edhe komente më të ndryshme. Ato u lexonin me kurreshtje nga të rinjtë studentë. Ja, pas sa e sa kohësh, ai përkujtohet dhe çmohet. Pse jo?

Është njeri që ka bërë emër në shkencë, në letërsi, në politikë e kudo tjetër. Ai nuk ka vdekur, siç ka shtuar një krijues arti. Ibra, vetëm e ka ndërruar mënyrën e jetës “tjetër”. Ai është profeti ynë i një kohe. Ai ëshë “gjallë”! Ai e ka vetëm datëlindjen. Ai nuk ka datëvjekje! Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin, jo! Ata jetojnë dhe janë të “gjallë” – përgjithmonë. Atë ditë kur Kosova fitoi pavarësinë, dr. Ibrahim Rugova mbeti përgjithmonë nënshkruesi i saj.

Sot, në 12-vetorin e vdekjes së tij fizike, sikur jemi akoma me dhembje, por njëkohësisht jemi krenar që patëm një njeri të Madh që e njohi bota. Ai ishte një engjëll që me durimin e madh e shpëtoi popullin e Kosovës. Ai ishtë vizionari më i madh i kësaj kohe. Vepra e tij kurrë nuk do të harrohet, përkundrazi, ajo do të çmohet dhe do të nderohet e adhurohet për jetë. Ai mbeti i përjetshmi i ynë i kësaj bote. Të gjitha vlerat e këtij populli do të lidhen me emrin e tij të shenjtë.
Ibra na iku para kohe në Shenjtëri.
Lavdi vepra e tij madhore! /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.