ARKATANA

Dëshmori, Sherif B. Frangu ra në përjetësi në demonstratat popullore të mbajtura në qytetin e Ferizajt

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Sami Arifi – Dëshmori Sherif B. Frangu u lind në fshatin Sllatinë e Poshtme, më 01/ 01/ 1961, ai shkollën fillore e kreu pjesërisht në fshatin e lindjes pjesën tjetër në Sllatinë të Epërme. Sherifi dy vitet e para të gjimnazit i kreu në Viti, pastaj vazhdoi në Ferizaj, meqë banimin e bënte te ca të afërm të tij.

Gjendja e vështirë ekonomike shpesh e detyronte që ai t’a ndërpriste shkollimin. Sherif Frangu mori pjesë aktive në demonstratat e “Pranverës së Madhe” të vitit 1981, ai pas mbajtjes së demonstratave në qytetin e Vitisë, ishte mjaft aktiv edhe në demonstrata të mbajtura në qytetin e Ferizajt, kundër milicisë serbo-sllave që kishin ardhur për të shtypur demonstruesit, që ndihmoheshin për të shtyp demonstruesit edhe nga bashkëpunëtorët shqipfolës.

Demonstruesit kërkonin barazi me popujt tjerë të Jugosllavisë, ata kishin parullën kryesore Kosova Republikë.

Sherif B. Frangu ra në përjetësi në demonstratat popullore të mbajtura në qytetin e Ferizajt, më 03/ 04/ 1981.

Dëshmori Sherif Frangu!

Gjak i vrullshëm i shqiptarit,

kundër shtypjes jugosllavit!

Të gjitë s’bashku me trimëri,

për t’shkëput prangat nga kjo Serbi!

N’pranverën e vitit tetëdhjetë e një,

demonstruesit n’Ferizaj kanë hyrë!

N’mes të parëve pjesëmarrës nga Vitia,

KKVITI

Sherif Frangu nga Sllatina!

Specialësit me bashkëpunëtorë,

kanë ardhë popullin për ta bërë horë!

Me 3 prill tetëdhjetë e një,

n’Ferizaj me armë kanë shti!

Populli ishte ngrit në këmbë,

n’kacafytje dhëmbë për dhëmbë!

N’këto furtuna me përgjegjësi,

ra Sherifi n’përjetësi!

Ai ishte një pishtar,

për Kosovën shtet Kombëtar

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.