UBT

Hyseni: Rruga “Adem Jashari” po bëhet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – “Me përfundimin e këtyre punimeve, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi për një qasje më të lehtë. Kjo është vetëm një nga shumë investime që po bëjmë për t’i dhënë një pamje të re dhe për ta bërë Gjilanin që ne duam”, tha Alban Hyseni.

Punimet në rregullimin e rrugës dhe trotuarit në rrugën “Adem Jashari” po vazhdojnë.
Pas vënies së trotuareve ka nisur edhe asfaltimi, ku punimet janë parë nga afër edhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë.

I pari i Gjilanit, tha se rruga “Adem Jashari” po bëhet. Edhe pak ditë pune dhe trotuari i rrugës “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për qytetarët.

Hidromorava

Ai tregoi se më pas, do të fillojë asfaltimi i rrugës, duke e bërë këtë aks të rëndësishëm një pjesë të padiskutueshme të infrastrukturës së qytetit tonë.

“Me përfundimin e këtyre punimeve, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi për një qasje më të lehtë. Kjo është vetëm një nga shumë investime që po bëjmë për t’i dhënë një pamje të re dhe për ta bërë Gjilanin që ne duam”, tha kryetari Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.