Mobi Casa

Nderohet me mirënjohje: Një reflektim dhe falënderim për mikun dhe veprimtarin e madh Rexhep Gündüz!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nga Kryetari i Komunës z. Burim Berisha është nderuar me mirënjohje për veprimtari dhe kontribut të pamohueshëm në strehimin e shqiptarëve të deportuar nga Kosova, në kohën e luftës 1998/1999 dhe forcimin e lidhjes së shqiptarëve që jetojnë në Turqi me vendin e origjinës së tyre. Rexhep Gündüz rrjedh nga rrethina e Gjilanit të Kosovës, se bashku me familje i shpërngulur dhunshëm gjatë kohës së shpërnguljeve të shqiptarëve të Kosovës, të cilat u bënë me dhunë nga Serbia gjatë gjysmës së parë të shek XX.

Si i ri ishte drejtues aeroplani (pilot) në aviacionin ushtarak në Republikën e Turqisë, detyrë dhe mision të e cilin kishte përfunduar në mënyrë shembullore apo më mirë të themi në mënyrë heroike.

Patriotizmi i theksuar i tij e bënë person të veçantë dhe mjaft autoritativ në mesin e shqiptarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë atje dhe po ashtu pranë autoriteteve turke.

Jeton dhe vepron në Bursa të Turqisë ku për një kohë të gjatë është edhe Kryetar i Shoqatës “KOSOVA”.

UBT

Gjatë këtyre viteve ka lozur një rol kyç në mbajtjen gjallë të kulturës dhe lidhjeve me atdheun e tij, Kosovën.

Nga Kryetari i Komunës z. Burim Berisha është nderuar me mirënjohje për veprimtari dhe kontribut të pamohueshëm në strehimin e shqiptarëve të deportuar nga Kosova, në kohën e luftës 1998/1999 dhe forcimin e lidhjes së shqiptarëve që jetojnë në Turqi me vendin e origjinës së tyre.

Për shumë vite ai punon në rolin e Koordinatorit duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm rreth binjakzimeve në mes të shkollave të Kosovës me ato në Republikën e Turqisë.

Në këtë mes edhe gjimnazi “HIVZI SULEJMANI” në Fushë – Kosovë ka shkëmbyer vizita dhe përvoja me gjimnazin e Yenişehirit në Bursa të Turqisë ka shkruar Amir Pllana./rajonipress/