HW

Kusari-Lila: Gjykata tregoi se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, si partnere nga partia Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese rreth situatës në Kuvend.

Ajo ka thënë se ky aktgjykim tregon se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues.

Tutje, ajo thotë se aktgjykimi obligon pjesëmarrjen dhe votimin në proces.

Postimi i plotë:

Me të gjitha kufizimet evidente për trajtim përmbajtësor të kërkesës së deputetëve nënshkrues, drejtuar Gjykatës Kushtetuese për procesin e votimit në seancën konstituive, vendimi i Gjykatës në thelb rithekson se konstituimi i Kuvendit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim kushtetues. Çdo vonesë e mëtejme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 66 të Kushtetutës.

GRANDEMALL

Interpretimet e partive opozitare se gjoja është hedhur poshtë votimi i fshehtë nga Gjykata Kushtetuese – edhe sikur të ishin të sakta (e nuk janë) – nuk e justifikojnë mungesën në votimin e hapur për Komisionin zgjedhor. Ai votim është i hapur dhe, sipas vendimit të Gjykatës, pjesëmarrja në votim është obligim kushtetues.

Andaj, të nderuar deputetë: mos vazhdoni me shkelje të Kushtetutës, por merrni pjesë në votim.

Nesër, në ora 11:00, ne do të jemi aty – të gatshëm për votim dhe përmbyllje të seancës konstituive.

Koha e mosjesëmarrjes në votim mbaroi – tani është koha për votim dhe përgjegjësi serioze ndaj Republikës dhe Kushtetutës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.