Uji Dea

Hyseni prapë me konferencë vajtuese: Bojkot e bllok buxhetit të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka ftuar për takim Lutfi Hazirin, kryetarin e Degës së LDK-së në Gjilan, dhe Riad Rashitin, kryetarin e Degës së PDK-së në Gjilan. Por udhëheqësit e këtyre dy subjekteve politike nuk iu përgjigjen ftesës për të biseduar lidhur me miratimin e buxhetit të këtij viti.


Më pas kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, foli në një konferencë për medie, duke theksuar se ata po i bëjnë bojkot e bllok buxhetit të qytetarëve.

FIDANISHTJA


“Pas javësh të tëra bllokade nga opozita dhe thirrjeve të mia të vazhdueshme drejtuar fillimisht asamblistëve të partive opozitare dhe më pas edhe kryetarëve të këshilltarëve komunalë, dje kam ftuar një takim urgjent për sot”, tha Hyseni.


I pari i Gjilanit, më tej theksoi se në këtë takim, i ka ftuar Lutfi Hazirin, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, dhe Riad Rashitin, kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, për të diskutuar buxhetin e komunës dhe ngërçin institucional me të cilin po përballemi.
“Qytetarët e Gjilanit vlerësojnë drejt e nuk harrojnë. Po u bëjë thirrje përsëri, që të reflektoni e të përgjigjeni në kërkesën qytetare për votimin e buxhetit”, tha Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.