Lenjani i ashpër me institucionet qendrore: Pensionistët doni t`i varrosni për së gjalli
Gjilan – Selver Lenjani duke u bazuar në vërejtjet dhe ankesat e shumta të qytetarëve të Kamenicës dhe brezit kufitar, u ka shkruar institucioneve qendrore duke kërkuar prej tyre që ka shfuqizojnë një vendim famëkeq, që i detyron pensionistët që të lajmërohen çdo gjashtë muaj nëpër sportele. Po i varrosni për së gjalli këta njerëz edhe pse kjo kategori ka dhënë gjithçka për këtë vend e për këtë shtet ka shkruar Lenjani në letrën publike.
Selver Lenjani i ka shkruar një letër publike Hekuran Muratit dhe të gjithë krerëve të shtetit duke kërkuar prej tyre që të shfuqizojnë një vendim famëkeq që i detyron pensionistët që të lajmërohen nëpër sporteve çdo gjatë muaj.
“Të nderuar pushtetar ju me këtë vendim po e lëndoni këtë kategori të shoqërisë, po e torturoni një pensionist edhe ashtu të lodhur e të pa krah dhe të lënë pasdore. Kjo situatë askund në Evropë e botë nuk ndodhë sepse pensionistë gëzojnë autoritet e imunitet” tha Lenjani.
Lenjani e ka përkujtuar Hekuran Muratin, Glauk Konjufcën, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin se pensionistëve me këtë vendim po u cungohet e drejta elementare.
“Mos e dëmtoni qytetarin e Kosovës me këto vendime të liga sepse ky popull i Kosovës ju ka dhanë krejt çka ka kërkuar atdheu i Kosovës, duheni mu skuq para pensionistëve të skemave sepse ata nuk kanë ndihma sociale të tjera. Mos harroni se kjo kategori nuk ka ia mbanë tjera kah dhe ju duet ta kuptoni se shteti nuk mbahet duke i lënduar skemat e pensionistëve të Kosovës. Kjo është tragjedi sepse doni mi varros për së gjalli” ka shkruar Lenjani./rajonipress/