Hidromorava

Hyseni: Gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushës së sportit në shkollën fillore “Ramiz Cërrnica” në Gumnishtë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në fshatin Gumnishtë, ku po vazhdon puna për përfundimin e terrenit sportiv, i cili do t’i shërbejë nxënësve dhe komunitetit.

ARKATANA

“Ky është terreni i tetë me radhë që po nis punën dhe jemi shumë të lumtur që gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive moderne, apo janë në proces të realizimit të tyre”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se pas përfundimit të hapësirave sportive, do të vijojnë me rregullimin e oborrit dhe më vonë do të realizojnë investime edhe brenda shkollës së Gumnishtës, duke ofruar mundësi më të mira për arsimim dhe aktivitete për nxënësit tanë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.