Florent Muslija e pranon që u largua pa leje nga hoteli dhe kërkon falje!
Florent Muslija ishte njëri nga tre futbollistët e përjashtuar nga kombëtarja e Kosovës, bashkë me Edon Zhegrovën e Aro Muricin, për shkak të thyerjes së rregullave.
Muslija përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka pranuar fajin dhe ka thënë se disa lajme që kanë qarkulluar janë të vërteta e disa jo.
“Kam bërë një gabim për të cilën, natyrisht marr përgjegjësinë. Dy ditë para ndeshjes në Nations League kundër Qipros, kam lënë hotelin e ekipit pa leje. Megjithatë nuk kam dalë për të festuar deri vonë në klub – po për të shkuar në darkë. Thjeshtë me da pak jashtë”, ka shkruar ai.
“Kjo nuk është ide e mirë, sepse sporti i skuadrës funksionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta”.“Diçka e tillë nuk duhej të ndodhte. Dhe kush me njeh, e di që s’do të ndodhë kurrë më!”