Hidromorava

Hoti rendit “anomalitë” e tatimit në pronë: Kurti e rriti ngarkesën, obligohen të paguajnë edhe ata që e punojnë tokën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka analizuar Ligjin për Tatimin në pronën e paluajtshme, ku e ka quajtur veprim të paprecedentë shtrenjtimin e tatimit në pronë, duke thënë se të gjitha qeveritë normale i kishin ulur ngarkesat tatimore pas inflacionit në vitin 2022.

Ai ka përmendur edhe se si përmes Ligjit të ri, Qeveria do të fillojë mbledhjen e tatimit në tokat bujqësore të kultivuara, ashtu që pronarët e tokave do të duhet të paguajnë tatim edhe nëse e punojnë tokën, raporton Express.

“Në ligjin paraprak, neni 10, pika 4, specifikohej se “TATIMI NË PRONË NUK VENDOSET MBI NJËSITË E KULTIVUARA BUJQËSORE TË PARCELAVE”. Qëllimi i këtij neni ishte që të nxiteshin pronarët e tokave bujqësore të kultivonin ato ose t’i jepnin në shfrytëzim. Me ligjin e ri, neni 3, pika 2, fshihet pika 4 e nenit 10 të ligjit të vjetër. Tani, pronarët e tokave bujqësore obligohen të paguajnë tatimin pavarësisht a e punojnë tokën apo jo”, ka shkruar Hoti.

Lidhur me vendosjen e shkallës progresive të tatimit në pronë varësisht nga vlera e pronës, Hoti ka thënë se do të jetë ngarkesë shumë e madhe veçanërisht për biznese që kanë prona të vlefshme.

Sipas tij, ky veprim “tregon mungesën e përvojës institucionale dhe të njohurive ekonomike e fiskale lidhur me politikat tatimore”

Hidromorava

“Fakti që norma e tatimit në pronë vendoset mbi vlerën pronës, e cila vlerë përcaktohet nga tregu i hapur, atëherë vetë ngarkesa e tatimit në pronë është progresive për nga natyra e llogaritjes së saj – sa më e lartë vlera e tregut të pronës, aq më e lartë është ngarkesa e tatimit në pronë.

Përvojat ndërkombëtare nuk i rekomandojnë normat progresive të tatimit në pronë. Organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë kanë vlerësuar se ky ndryshim në tatimin në pronë në Kosovë është bërë pa asnjë analizë paraprake dhe konsultim me akterët relevantë, siç janë komunat, bizneset, OJQ-të dhe grupet e qytetarëve në përgjithësi”, ka shkruar Hoti.

Sipas Hotit, ndryshimet e bëra me ligjin e ri i kanë reduktuar instrumentet ligjore për mbledhjet e borxheve të tatimit në prone.

“Problem tjetër që vështirëson menaxhimin e tatimit në pronë është mungesa e përgatitjeve për zbatimin e normës progresive të tatimit në pronë. Projekti PROTAX2, që e mbështet Qeverinë në çështjet e tatimit në pronë, nuk është përshtatur me ligjin e ri. Kjo pasi fondet e këtij projekti janë të bllokuara nga masat e BE-së nga data 1 korrik 2023”, ka shkruar Hoti.