Historiku i shtatë ditëve të javës dhe drejtshkrimi i tyre
Nga Faton Krasniqi – Babilonasit ishin të parët që dinin dhe numëronin ditët e javës. Ata emëruan shtatë ditë të javës sipas gjuhës së tyre. Romakët më vonë morën modelin babilonas të ditëve të javës. Ditët e javës ata i emëruan sipas emrave të shenjtorëve të tyre. Mbas romakëve edhe popujt e tjerë si: ilirët, biberët, keltët, ligurët, etrurët, thrakët, helenët, dakët, luzitanët.
Dita e hënë
Është përkthim nga gjuha latine Lunae (hënë). Gjuha latine e ka huazuar nga greqishtja e vjetër Selénes (hënë/a). Tek ne është me shumë kuptim kjo ditë, pra e hënë, e hëna, dita e hënës, hëna paralajmëron që pas saj rrëzon dielli, lindjen e diellit, e hëna.
E hëna ditë me fat, dita e parë e javës, fillojmë mbarë, fillojmë punën, nisim jetë.
Dita e martë
Marsi ishte shenjtor në Perandorinë Romake. Mart, Marti, Martis, Martues. Tek romakët Marti ishte shenjtruesi i tokës pjellore. Dita e tokës në Perandorinë Romake festohej më 1 mars, dhe ky muaj mori emrin e kësaj dite të bekuar. Dita e martë si tek romakët, tek ne shqiptarët, por edhe tek popujt e tjerë të botës ka krijuar shumë mitologji, misticizëm, dhe në disa shtete të ndryshme njihet si ditë tersllëku, ditë që nuk sjell fat. Njerëzia janë të rezervuar në organizmin e ngjarjeve të rëndësishme familjare në këtë ditë. Edhe pse çdo ditë është e njëjtë, por historitë pagane kanë krijuar njëfarë antipatie për këtë ditë.
Dita e mërkurë
Kjo ditë në Perandorinë Romake mori emrin sipas kalendarit të tyre nga Mercuri, që ishte shenjtor pagan, lajmëtari Merkur, i shenjti Merkur, më vonë në historinë astrologjisë një nga planetët e shumtë të universit merr emrin merkur-planeti Merkur.
Dita e enjte
Prejardhja e emrit të kësaj dite nuk dihet. Në gjuhën shqipe nuk ka ndonjë kuptim të veçantë, por që nuk është as kalk, as huazim leksikor nga gjuhët e huaja, por që mbetët një nga fjalët e rralla të gjuhës shqipe që nuk dihet etimologjia e saj. Dita e enjte duhet të studiohet nga gjuhëtarët, edhe ashtu shqiptimi i saj është i vështirë. Të rrallë janë ata që e shqiptojnë drejt ditën e enjte më shumë shqiptohet e ejte.
Dita e premte
E premtja si emër dhe si emërtim etimologjikisht është emërtim shqip. Ky emër premte/ja vjen nga emri Shën Prendja, e Shenjta Prendë, apo Perëndesha e Bukurisë dhe Dashurisë si emërtim pagan.
E premtja, dita e premte në mitologjinë shqiptare llogaritet si një nga ditët më fatsjellëse, ditë e dashurisë, e lumturisë, e gëzimit, haresë, suksesit, shëndetit, ditë e bekuar.
Dita e shtunë
Dita e shtunë, është një nga ditët që është diskutuar nga gjuhëtarët e fushës së leksikologjisë. Disa mendojnë që dita e shtunë është fjalë dhe emërtim i vjetër, Ka kuptimin ditë e shtuar, ditë e shtune-ditë e shtuar e javës, ditë pushimi. Disa thonë që kjo ditë e mori emrin nga planeti Saturn.
Dita e diel
Dita e diel në gjuhën shqipe është emër-emërtim i kuptimshëm, e diel, ditë me diell, ditë e pastër, ditë me diell, dita e diellit. Në Iliri dielli adhurohej, kulti i diellit, ishte ditë e shenjtë, ditë dielli. Ekzistojnë në trojet natyrale shqiptare shumë gurë, ku në ta është i gdhendur dielli, kjo dëshmon dhe vërteton vjetërsinë e kësaj fjale të gjuhës sonë.
Ditët e javës, shumë prej nesh po edhe disa media të shkruara, vizive dhe elektronike, vazhdimisht i shkruajnë gabimisht ditët e javës. Disa mendojnë se të shtatë ditët e javës marrin një (e) (e hëne, e marte etj), disa të tjerë, ndërkaq, mendojnë, po ashtu gabimisht, se të gjithë këta emra marrin një ë fundore ( e hënë, e premtë, e dielë)
Me (ë) fundore shkruhen emrat e hënë, e martë, e mërkurë, e shtunë).
Me (e) fundore shkruhen emrat e enjte, e premte).
Kurse dita-emri e diel nuk merr as (ë), as (e) fundore. Prandaj trajta e dielë ose e djelë; janë jo normative dhe përdorën në mënyrë të gabuar.
Emri dhe dita e diel shkruhet gabimisht si në këto raste: e dielë, e djelë, e diele, e djele.
Emra e ditëve të javës që (ë) fundore janë: e hënë, e martë, e mërkurë, e shtunë.
Në trajtën e shquar marrin mbaresën fundore – (a): e hëna, e marta, e mërkura, e shtuna (dhe jo: e hënja, e martja, e mërkurja, e shtunja). Emrat që mbarojnë me (e) fundore janë ( e enjte, e premte), në trajtën e shquar marrin mbaresën- (ja): e enjtja, e premtja. Emri e diel merr mbaresën (a): e diela.


