ARKATANA

“Takimet e Dom Mikelit” rikthehen në Stubëll, në shenjë të kujtesës historike dhe kulturës shqiptare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në Stubëll të Epërme u mbajt edicioni i 37-të i manifestimit tradicional kulturor, letrar dhe shkencor “Takimet e Dom Mikelit”, një nga veprimtaritë e rëndësishme të jetës kulturore dhe arsimore të kësaj treve. Edicioni i sivjetmë iu kushtua 180-vjetorit të internimit të shqiptarëve të Malësisë së Shkupit në Turqi, më 1846, duke rikthyer në vëmendje një ngjarje të rëndësishme të historisë së shqiptarëve.

Manifestimi u organizua në hapësirat pranë Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë, duke bashkuar përfaqësues institucionalë, klerikë, studiues, akademikë, krijues, intelektualë dhe mysafirë të shumtë. Përmes këtij organizimi, historia, letërsia, kultura dhe kujtesa kombëtare u ndërthurën në një program që synon ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë te brezat e rinj.

Komuna e Vitisë, si bashkëorganizatore dhe mbështetëse financiare e manifestimit, edhe këtë vit vazhdoi përkrahjen për “Takimet e Dom Mikelit”, duke e konsideruar këtë veprimtari pjesë të rëndësishme të jetës kulturore, arsimore dhe historike të komunës.

United Hospital

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vlerësoi rolin e manifestimit në ruajtjen e kujtesës historike dhe të trashëgimisë kombëtare. Ai veçoi edhe rëndësinë e veçantë të Stubllës në historinë e arsimit shqip dhe ritheksoi përkushtimin e komunës për të vazhduar mbështetjen ndaj kësaj veprimtarie.

Në këtë kuadër, “Takimet e Dom Mikelit” vazhdojnë të mbajnë gjallë një traditë që e lidh kujtesën historike me kulturën dhe arsimin, duke e kthyer Stubllën në një pikë takimi për studiuesit, krijuesit dhe dashamirët e historisë e të kulturës shqiptare. Manifestimi, tashmë në edicionin e tij të 37-të, dëshmon vazhdimësinë e një veprimtarie që synon ta ruajë kujtesën dhe ta përcjellë atë nga një brez te tjetri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.