RCCOLA

Hill flet për vazhdimin e bisedimeve, Kurtin, Lajçakun dhe Asociacionin

/ 3 minuta lexim

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se është në interesin e SHBA-së që të vazhdojë gjetja e një zgjidhjeje politike “të bazuar në elemente të qarta që janë pjesë e marrëveshjes së arritur pesë, gjashtë muaj më parë”.

Për kryeministrin Albin Kurti, ai ka thënë se nuk është entuziast për themelimin e Asociacionit por ai tha se duan ta shohin atë të themelohet.

“Duam të shohim formimin e Asociacionit. Është e drejtë të thuhet se Kurti nuk është entuziast për këtë, por mendoj se ai e kupton që është një nga elementët kyç në tavolinë, ashtu siç duhet të vazhdojmë me ndërkombëtarizimin, që nënkupton mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Këto nuk janë hapa të lehtë për palën serbe, por janë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme”, tha Hill.

Ndërkaq, kur u pyet për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi, Hill tha se “sado i vështirë të jetë dialogu për pjesëmarrësit, ne duhet të vazhdojmë”.

Ai përmendi edhe emisarin Lajçak me të cilin duhet vazhduar ky proces.

Hidromorava

“Unë mendoj se ne do t’i kthehemi procesit të dialogut dhe zotit Lajçak, i cili ka mbajtur një barrë të rëndë për ta bërë këtë, padyshim që do të duhet të vazhdojë ta bëjë këtë edhe për ca kohë,” tha Hill.

Sa i përket rolit të SHBA-së, Hill tha se “ne jemi shumë të përkushtuar për dialog, jemi në kontakt të përditshëm me të gjitha palët, Serbinë, përfaqësuesit nga Prishtina, por veçanërisht me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian. Mendoj se të gjithë në Ballkan duhet të kuptojnë se Amerika dhe Bashkimi Evropian kanë shumë gjëra që duhet të bëjnë së bashku dhe ne do t’i bëjmë së bashku. Pra, nuk do të ndahemi për gjëra si Kosova, do të jemi të bashkuar”.

Unë mendoj se ne do t’i kthehemi procesit të dialogut dhe zotit Lajçak, i cili ka mbajtur një barrë të rëndë për ta bërë këtë, padyshim që do të duhet të vazhdojë ta bëjë këtë edhe për ca kohë,” tha Hill.

Hill ka komentuar pretendimet se “11 për qind e serbëve janë larguar nga Kosova që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet”.

“Mendoj se kjo flet në favor të faktit se ne kemi nevojë për një zgjidhje politike. Është absolutisht e qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem. Na duhet një zgjidhje politike, na duhet një zgjidhje me të cilën komuniteti serb do të ndjehet sikur e di se çfarë e ardhme i pret”, tha ambasadori amerikan./Express/