Hidromorava

Ben Meir: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë zvogëluar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben Meir, ka vlerësuar se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë ende të pranishme, pavarësisht përpjekjeve të Bashkimit Evropian (BE), për t’i “zbutur” ato.

Ben Meir u shpreh se nuk pret ndonjë sulm të Serbisë në Kosovë, sepse sipas tij, kjo nuk i shërben interesit të saj.

“Nuk ka dyshim se tensioni mes #Serbisë dhe #Kosovës nuk është zvogëluar pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së për t’i zbutur çështjet e ndryshme konfliktuale midis dy palëve. Megjithatë dyshoj se do të ketë ndonjë sulm të madh nga Serbia, sepse kjo thjesht nuk do t’i shërbejë interesit të saj”, tha ai.

Uji Dea

Ai theksoi se BE-ja duhet t’i vazhdojë përpjekjet për t’i pajtuar dy vendet dhe t’i minojë dallimet mes tyre.

Ai e përmendi edhe presidentin e ShBA-së, Joe Biden, për të cilin tha se është i përkushtuar ndaj pavarësisë dhe sigurisë së Kosovës.

“BE-ja nuk duhet të dekurajohet nga vazhdimi i përpjekjeve të saj për të pajtuar hap pas hapi dallimet mes #Kosovës dhe #Serbisë, veçanërisht për shkak se demokratët janë ende në pushtet në Shtetet e Bashkuara dhe Biden është shumë më i përkushtuar ndaj pavarësisë dhe sigurisë së Kosovës”, tha ai.