FIDANISHTJA

Haziri: VV Gjilanin e shndërroi në shitore të thyer, ne e dëshmuam konstruktivitetin sepse e duam qytetin më shumë se partinë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, në konferencën për media të mbrëmjes, ka paraqitur qëndrimet e partisë përkitazi me zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal.

LDK në Gjilan ka filluar me procesin e analizës së zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke i falënderuar strukturat e partisë, komisionerët e vëzhguesit, duke qenë se jemi në fazën e tretë të procesit zgjedhor, ku pritet çertifikimi i tyre. Jemi falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë punuar pa u kursyer, në mënyrë që LDK ta kalojë këtë proces, duke qenë shembulli më i mirë i sjelljes politike e ofrimit të programit më të mirë.

Po ashtu, më 4 mars ne shënojmë 35-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan, me respekt ndaj të gjithë veprimtarëve, aktivistëve e funksionarëve, në veçanti përulemi ndaj atyre burra e grave të cilët nuk janë sot në mesin tonë.

Këtë përvjetor jubilar do ta shënojmë në vendin ku është themeluar LDK e Gjilanit, në Përlepnicë, në sallën “Zija Shemsiu”, në ora 14:00.

Uji Dea

Ndërsa, në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit, grupi i këshilltarëve të LDK-së në Kuvendit Komunal dëshmoi konstruktivitetin e madh, duke miratuar buxhetin për qytetarët, punëtorët shëndetësorë e arsimtarët dhe të gjitha kategoritë.

LDK dhe partitë tjera opozitare janë sjellur si grupe politike në interes të qytetarëve e jo me agjenda partiake, duke treguar konstruktivitetin e madh, si dëshmi se ne e duam qytetin më shumë se partinë. I vetmi që është sjellur si me agjenda të partisë është i pari i ekzekutivit z. Hyseni, i cili për këto katër vite e shndërroi Gjilanin në një shitore të thyer, duke e stërkequr çdo sektor, për ta dëshmuar për fat të keq që ky mandat ka qenë i humbur për qytetarët.

LDK kërkon nga ekzekutivi, të cilin do ta mbikëqyrë vazhdimisht, që buxheti të implementohet në tërësi e jo në mënyrë selektive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.