Ibishi: Po vazhdon melodia e njëjtë në arenën politike të Gjilanit
Gjilan – Ibish Ibishi nga AAK mendon se as në këtë proces zgjedhor nuk ka figura të reja për deputet dhe realisht edhe nuk ka ndryshime të pritura.
Ibish Ibishi nga AAK nuk është i kënaqur me kandidatët për deputet nga rajoni i Gjilanit sepse sipas tij nuk ka figura të reja, por i njëjti avaz vazhdon edhe këtë herë.
“Edhe pse në garë janë futur një numër i vogël i figurave të reja, nuk mundemi me thanë se ka ndryshime të prituna. Arena politike në Gjilan për fat të keq, vazhdon këngën e njëjtë me pak ndryshime në melodi” tha Ibishi./rajonipress/