Eko Higjiena

Haliti zhvillon takimin e parë publik me qytetarët e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot takimin e parë publik me qytetarët, ku i ka informuar ata rreth punës së qeverisë komunale gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, si dhe për projektet dhe planet që parashihen të realizohen deri në fund të këtij viti.

Takimi nisi me një video-prezantim të përgatitur nga Plus Televizioni, ku u pasqyruan disa nga projektet e përfunduara në lokalitete të ndryshme të komunës, si dhe aktivitetet e zhvilluara nga institucionet komunale gjatë kësaj periudhe.

Në vijim, një raport të detajuar mbi të arriturat dhe sfidat e gjashtëmujorit të parë e prezantoi zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu.

Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë realizuar një sërë projektesh në fusha të ndryshme, përfshirë ato të infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe mbështetjes për bujqësi.

Aliu vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me donatorët dhe organizatat vendore e ndërkombëtare, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në realizimin e projekteve në komunën e Vitisë.

Haliti, në fjalën e tij, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm të qytetarëve dhe partnerëve të tjerë institucionalë.

Fundamenti

Ai prezantoi projektet kryesore që janë realizuar në qytet dhe në të gjitha vendbanimet rurale të komunës, duke përfshirë asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e infrastrukturës shkollore dhe shëndetësore, investimet në furnizim me ujë të pijshëm dhe projekte të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Ne do të vazhdojmë me përkushtim të plotë për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Investimet që po bëjmë nuk do të ndalen, qoftë ato nga buxheti komunal, qoftë nga Bashkimi Evropian dhe organizatat tjera ndërkombëtare, të cilave u jemi falënderues për kontributin e tyre të çmuar,” theksoi Haliti.

Në pjesën e dytë të takimit, qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të shprehin shqetësimet e tyre dhe të japin sugjerime konkrete.

Ky takim publik vjen si pjesë e angazhimit të institucioneve komunale për transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.