UBT

KPF e Vitisë debatoi për aktivitetet e prokurimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit Fadil Abazi, bëri të ditur se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, duke u bazuar në kërkesat e njësive shpenzuese, kjo zyrë ka iniciuar 34 aktivitete të prokurimi.

Me vetëm një pikë të rendit të ditës ku u dha një informatë për aktivitetet dhe kontratat e realizuara të prokurimit në periudhën 6 mujore të vitit 2024, Komiteti për Politikë e Financa ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, fillimisht ka hapur debat rreth propozimeve dhe temave të tjera jashtë rendit të ditës, ndërkohë që për pikën e paraparë, një informatë më të detajuar dha udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit Fadil Abazi, i cili bëri të ditur se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, duke u bazuar në kërkesat e njësive shpenzuese, kjo zyrë ka iniciuar 34 aktivitete të prokurimi.

UBT

Sipas këtij raporti janë kryer 11 aktivitete me lëndë prokurimi shërbime, 12 aktivitete me lëndë prokurimi punë, 10 sosh furnizime si dhe një aktivitet konkurs projektimi.

Prej këtyre aktiviteteve të zhvilluara: 19 aktivitete janë përmbyllur dhe janë finalizuar ndërsa 15 janë në zhvillim, tha Abazi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.