United Hospital

Haliti priti Ambasadorin McGurk, Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim Ambasadorin Gerard McGurk, i cili ka marrë detyrën si Shef i ri i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet komunës së Vitisë dhe OSBE-së, si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme në interes të gjithë qytetarëve.

Haliti e njoftoi Ambasadorin McGurk për zhvillimet e përgjithshme në komunën e Vitisë, duke theksuar bashkëjetesën e mirë të të gjitha komuniteteve etnike dhe fetare në këtë komunë.

Po ashtu, ai foli për punën dhe angazhimin e institucioneve komunale në shërbim të qytetarëve të saj, duke theksuar se kjo bashkëjetesë është një ndër vlerat më të rëndësishme që e karakterizojnë komunën e Vitisë.

FIDANISHTJA

Në përmbyllje të takimit, kryetari Haliti e falënderoi Ambasadorin McGurk për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë komuna e Vitisë nga OSBE, në fusha dhe projekte të ndryshme dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë, me qëllim të forcimit të institucioneve dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e komunës pa dallime.

Në anën tjetër edhe Ambasadori MCGurk shprehu mirënjohje për bashkëpunimin afatgjatë dhe të thellë të komunës së Vitisë dhe OSBE-së, duke theksuar se si komunë do ta keni përkrahjen e plotë në të gjitha projektet.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti pati një dhuratë simbolike për ambasadorin McGurk./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.