Haliti ngushëllon familjen Bajrami për vdekjen tragjike të vajzës së tyre Leas

Viti – E nderuara familje Bajrami. Me pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Lea Bajrami nga Komuna e jonë, e cila humbi jetën në sulmin e rëndë që ndodhi sot në qytetin e Grazit në Austri. Kjo ngjarje e rëndë na ka prekur të gjithëve thellësisht. Humbja e një jete të re, me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen, është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh ka shkruar Sokol Haliti.
Postimi i plotë:
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe më të thella. Jemi me ju në këtë moment të vështirë dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kujtimi i saj do të mbetet gjithmonë i gjallë ndër ne.
Poashtu i shpreh ngushëllime edhe mikes time, kryetares së Grazit Elke Kahr.
Në emër të Komunës së Vitisë dhe të qytetarëve tanë, ju shpreh ngushëllimet tona të thella për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin tuaj, ku për fat të keq humbi jetën edhe një vajzë e re nga komuna jonë së bashku edhe me 9 fëmijë të tjerë.
Jemi të vetëdijshëm për sfidat që sjell një akt i tillë i dhunës dhe ndajmë me ju dhe qytetarët e Grazit dhimbjen e kësaj tragjedie. Vlerësojmë reagimin tuaj institucional dhe angazhimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve, pa dallim prejardhjeje./rajonipress/