UBT

Komuna e Vitisë dhe Krivo Palanka rikthejnë bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me komunën Krivo Palanka nga Maqedonia e Veriut. Fillimisht ai priti në takim delegacionin nga kjo komunë që është kryesuar nga Antonio Davitkovski, udhëheqës i departamentit për zhvillim ekonomik lokal dhe integrime evropiane.

Haliti së pari ju dëshiroj mirëseardhje delegacionit nga kjo komunë dhe tha se me nënshkrimin e këtij dokumenti, komuna e Vitisë dhe ajo e Krivo Palankës po rikthejnë bashkëpunim e tyre në interes të qytetarëve.

Ai tha se Vitia, ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me këtë komunë dhe prandaj jo rastësisht po e nënshkruajnë këtë dokument sot.

ARKATANA

Ndërkaq z. Davitkovski tha se ata bashkë do të aplikojnë bashkë në fondet e Bashkimit Evropian dhe presin që dy komunat të përfitojnë nga ky bashkëpunim.

Përndryshe sipas këtij dokumenti palët do të bashkëpunojnë për të hartuar një koncept notë për të dorëzuar një projekt bashkëpunimi si përgjigje ndaj thirrjes për propozime nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut, nën IPA III./rajonipress/