Në Viti brenda tri ditëve 17 intervenime të zjarreve, bëhet apel institucional për parandalimin e tyre

Viti – Hetem Jakupi ka njoftuar se ka pasur një takim me Inspektorin e Parandalimit të Zjarrit z.Izer Salihu, me Komandantin e Policisë z.Afrim Halili dhe me Togerin z.Burim Musliu, si dhe me Drejtorin e Inspeksionit të Komunës së Vitisë me Drejtorin z, Riad Sadiku, me Inspektorin e ambientit z, Afrim Sylejmani, ku temë diskutimi ishte: “Parandalimi i dukurive të zjarreve”.
Në ketë takim diskutuam për hapat që duhet ndërmerren rreth parandalimit të zjarreve në Komunën e Vitisë.
Qëllimi i këtij takimi është eliminimi i burimeve që shkaktojnë zjarret të cilat ndodhin në forma të ndryshme kudo qofshin ato.
Në ditët e fundit është rritur numri i zjarreve fushoro/malore në komunën e Vitisë, vetëm nga data 07.03.2025 deri me datën 10.03.2025, janë regjistruar 17 intervenime në Zjarre fushoro – malore.
Në këtë takim u akorduam edhe për shtim të bashkëpunimit në mes të institucioneve edhe më të fort rreth Parandalimit të zjarreve, dhe kemi një vendosmëri të fort për parandalimin e tyre.
-Zjarret rrezikojnë jetë, dëmtojnë pyjet, dëmtojnë mjedisin dhe dëmtojnë ekonomin!
-Parandalimi i zjarreve është shumë ma i lehtë sesa shuarja dhe izolimi i tij.
-MOS NDIZ ZJARR QË SHKAKTON RREZIK TE PËRGJITHSHËM,
-LAJMERO PËR RREZIKUN NË NUMRAT PA PAGES:
193 OSE 112.
RUAJENI AMBIENTIN DHE PASURIN E KOSOVËS DUKE MOS NDIZUR ZJARR DHE DUKE DENONCUAR ATA QË NDEZIN!
KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS, NENI 365 SANKSIONON NE BURG NGA GJASHTË(6) MUAJ DERI NË (5)VJET TË GJITHË ATA QË SHKAKTOJN RREZIK TE PËRGJITHSHËM PËRMES NDEZJES SE ZJARREVE.
Me respekt, nga Komandanti i NJPZSH-së së Vitisë Hetem Jakupi.