Fundamenti

EVSB: Deponia ilegale e mbeturinave në fshatin Devaj të Vitisë, ndotë ambientin dhe ujin e pijes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, për Komunën e Vitisë(EVSB), reagon ndaj krijimit të deponive ilegale. Kjo deponi ilegale e mbeturinave që duket në foto gjendet në dalje të fshatit Devajë. Në këtë rast kemi kundërmimin, ndotjen e ambientit, por dhe ndotjen e ujit të pijes!

EVSB, zyrtarët e Institucioneve përkatëse Komunale duhet të jenë më shumë në teren, e jo të mbyllen në zyret e tyre.

EVSB, krijimi i deponive ilegale të mbeturinave, është bërë një dukuri shqetësuese dhe e pa pranueshme për banorët e fshatit Devajë.

Kjo deponi ilegale e mbeturinave që duket në foto gjendet në dalje të fshatit Devajë.
Në këtë rast kemi kundërmimin, ndotjen e ambientit, por dhe ndotjen e ujit të pijes!
Kjo dukuri në rendë të parë, është pa përgjegjësi e vet banorëve të fshatit, por dhe pa përgjegjësia e institucioneve Komunale të Vitisë.

EVSB, kërkon, nga banorët e fshatit, që tani e t’utje mos të hedhin mbeturina vend e pa vend, dhe të gjithë së bashku të kujdesemi për një mjedis të pastërt, dhe të mos krijojmë pika të reja të grumbullimit të mbeturinave.

UBT

Grumbullimi i mbeturinave pa planifikim, bartë rreziqe të shumta, jo vetëm në aspektin ekologjik por edhe shëndetësor, pasi që si pasojë e këtyre mbeturinave, kanosemi edhe nga epidemi të tjera dhe krijojmë kushte edhe për grumbullimin e qenve endacak.

EVSB, ka siguruar fotot nga vend ndodhja, duke falënderuar gjithnjë qytetarët për bashkëpunim.
Andaj apelojmë tek banorët e fshatit, që mos të hedhin gjëra të tilla siç duken në foto, sepse të tillët do të identifikohen dhe do të marrin dënimin e merituar sipas ligjeve në fuqi!

EVSB-fton Institucionet Komunale, drejtorinë përkatëse që të dalin në vend ndodhje, dhe të bëjnë largimin e këtyre deponive ilegale, sepse ditëve apo javëve në vijim ka dhe ngritje të temperaturave dhe kundërmimi është i pa përballueshëm për banorët e fshatit, dhe çdo vonesë shkakton rëndim të situatës!

Koordinatori i EVSB-së, për komunën e Vitisë, Imri Emërllahu.