GRANDEMALL

Gjilani përgëzohet nga Shoqatat e të Shurdhërve për transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal në gjuhën e shenjave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët kanë pritur në takim një delegacion të Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, në krye me Enver Kurtalanin, drejtor ekzekutiv dhe të Shoqatës së të Shurdhërve Anamorava, Limon Haziri.

Përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë përgëzuar Komunën e Gjilanit e cila tashmë u bë komuna e parë që realizon transmetimin e seancave të Kuvendit Komunal në gjuhën e shenjave.

UBT

Po ashtu, në këtë takim janë informuar për certifikimin e interpretëve, për shkak se aktualisht në Gjilan është vetëm një interpret i licensuar.

Përndryshe, sa i përket transparencës, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka bërë një hap më tutje, duke i transmetuar seancat online edhe në gjuhën e shenjave, në mënyrë që edhe personat me probleme dëgjimi, të kenë mundësi të ndjekim punën e vendimmarrësve komunalë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.