Kujdes nëpër rrugët e Gjilanit, mund ta dëmtoni veturën dhe ta humbni edhe jetën
Gjilan – Gropa të shumta nëpër rrugët e Gjilanit e në veçanti në rrugën në punim e sipër nga hyrja e Gjilanit tek bunari i Përlepnicës e njohur si rruga e Bujanocit. Ende gropa të hapura ose të mbuluara me goma, por që paraqesin rrezik të madh për shkak se çdo shofer që tenton ta devijoj rrugën nga gropat e thella mund të përfundojë në humnerë. Tashmë as simpatizantët më të mëdhenj të Alban Hysenit nuk kanë motiv që ta përkrahin një kryetar dembel dhe i cili po shihet se është larg të menaxhuarit ashtu siç duhet dhe e kërkon një komunë siç është Gjilani.
Gjithkah gropa nëpër rrugët e Gjilanit dhe kjo ka bërë që në rrjetet sociale qytetarët, aktivistët dhe diaspora të shkruajnë e reagojnë në mënyrë të vrazhdë.
Më e theksuara vazhdon të mbetet rruga e Bujanocit, që fillon nga hyrja e Gjilanit në drejtim të bunarit të Përlepnicës. Edhe pse kanë kaluar tri vite kompania fituese e tenderit ende merret me punët dytësore dhe është larg përfundimit.
Një rrugë me shumë defekte e telashe praktike, për shkak të gropave të hapura e të thella, e të cilat paraqesin rrezik për vozitësit dhe jetën e tyre.
Ekrem Isufi qytetar dhe vozitës i përditshëm i kësaj rruge thotë se mjafton një devijim pa dashje dhe ju mund të përfundoni jashtë rrugës ose të shkaktoni aksident.
“Urgjentisht duhet inspektorët e ministrisë të ndërmarrin masa për ta kthyer në gjendje normale rrugën” tha Ekremi.
Edhe qytetarët nga diaspora gjatë tërë verës kanë shkruar e reaguar se kjo rrugë është e rrezikshme dhe u kanë bërë me dije aktivistëve dhe qeverisjes komunale, se nuk do të ketë vota për këtë kategori politikanësh.
Sadat Shabani mërgimtar në Zvicër dhe i cili është përkrahës i LVV dhe Albin Kurtit në korrik kishte shkruar.
”Kushdo që udhëton me makinë duhet t’i kushtojë vëmendje gropave të papërfunduara. Askush nuk merr përgjegjësi nëse makina juaj dëmtohet. Asnjë punë nuk u krye si duhet me gabime fatale. Unë shoh që Kryetari më mirë të jep Ligjërata në një universitet të thjeshtë, sesa të merret me një punë që nuk mundet t`i del ballë, menaxhimit të suksesshëm. U takova dhe bisedova me disa qytetarë të Gjilanit dhe më nuk ia vlen që unë t’ju bashkëngjitëm kritikave sepse kishte shumë njerëz që e kritikonin liderin e kësaj komune” ka shkruar Shabani.
Madje, Sadat Shabani ka dhënë edhe një paralajmërim për deputetët e kësaj ane.
|”Jo më vendas! Unë gjithmonë kam votuar për kandidatët të komunës ku jetoj, 06 “Lokalist isha” por tani kam ndryshuar strategjinë time. Nuk e meritoni më, më falni!! E kam fjalën për deputetët aktual. Jo me listën e re. Kërkojmë përfaqësues të ri, të ndershëm dhe të afërt me qytetarët dhe fshatarët. JO Grup interesi. Tash shkojnë nëpër fshatra duke kërkuar vota, por prej tre vitesh nuk kanë shkuar asnjëherë për të parë problemet me të cilat përballet popullsia.Marrejuqoft!!ka shkruar Shabani./rajonipress/