GRANDEMALL

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë rregulloren dhe planin e ri të veprimit për transparencë 2025-2028

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e sotme të rregullt, e cila është e dyta për këtë vit, ka miratuar rregulloren dhe planin e ri për transparencë, të cilat i ka arsyetuar drejtoresha për Administratë të Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri, duke theksuar se risia më këtë rast është buxhetimi me pjesëmarrje, që tashmë bëhet obligative për t’u zbatuar nga Komuna e Gjilanit.

Në këtë rast, asambleisti Gentrit Murseli (LDK) tha se e mira është që edhe kjo rregullore tregon hapat se si duhet të miratohet buxheti.

Kuvendi ka miratuar, po ashtu, edhe rregulloren për përdorimin dhe mirëmbajtjen e flamujve në komunën e Gjilanit, sikurse që ka diskutuar edhe rreth organizimit të trafikut urban brenda qytetit të Gjilanit, e cila ishte iniciuar nga asambleisti Ismajl Kurteshi (VV), me qëllim të lehtësimit të qytetarëve gjatë lëvizjes brenda qytetit, të cilin e ka mbështetur edhe Nazim Gagica (AAK).

Kuvendarët miratuan edhe propozimin që Drejtoria e Shërbimeve Publike të dalë me një raport në fund të majit në Kuvendit Komunal, për përgatitjet për organizimin e transportit urban.

Uji Dea

Në këtë seancë është miratuar edhe kërkesa e shoqatës sindikale të Policisë së Kosovës rajoni i Gjilanit dhe zjarrfikësit, për lirimin nga pagesa të policëve e zjarrfikësve nga pagesat e shërbimeve të shëndetësisë primare, sikurse edhe kërkesa e OVL UÇK-së në Gjilan për mbështetjen e një veterani për renovimin e shtëpisë, të cilat i arsyetuan Sami Ahmeti (LDK) e Krenare Latifi Kqiku (LVV).

Gjatë ditës, është miratuar edhe iniciativa për bashkëpunim komunal ndërkombëtar të Komunës së Gjilanit me Komunën e Gostivarit.

Ndërkaq, kërkesa e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për dhënien në shfrytëzim të pjesës së lokacionit Fshati Social në lagjen Arbëria, njësia kadastrale 01382-01, të cilën e ka iniciuar rektori Artan Dërmaku, është shtyrë për një seancë tjetër, me rekomandimin që kryetari i Komunës, në koordinim me grupet politike, të përcaktojnë tri alternativa të lokacioneve brenda dhjetë ditëve, për zhvillimin e këtij Universiteti

Ndryshe, raporti i suksesit të nxënësve për gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2024-2025 dhe informata rreth manifestimit “Flaka e Janarit 2024” janë shtyrë për një seancë tjetër. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.