Fundamenti

“Drita” kampion, Gjilani pa stadium

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Lëvizja “Vatra”, përgëzon me krenari klubin futbollistik “Drita”, për shpalljen kampion të Kosovës! Ky është një sukses i jashtëzakonshëm që e konfirmon edhe një herë statusin e Gjilanit si kryeqendër e futbollit kosovar. Por përballë këtij suksesi madhështor, është e dhimbshme dhe e papranueshme që stadiumi i qytetit tonë – simbol i pasionit sportiv dhe krenarisë së gjilanasve – vazhdon të mbetet i harruar.

Prej katër vitesh aty nuk është lëvizur asnjë gur, ndërsa premtimet për përfundimin e tij janë shndërruar në heshtje të turpshme institucionale.

Eco Higjiena

Kjo situatë është një fyerje për sportin, për klubet tona, për tifozët e zjarrtë dhe për vetë qytetin e Gjilanit. Një qytet që prodhon kampionë meriton edhe infrastrukturë dinjitoze.

Në vend të zhvillimit, kemi stagnim. Në vend të mbështetjes për futbollin, kemi neglizhencë.
Me respekt,
Lëvizja Vatra