Hidromorava

Gjilani lanson projektin e-arsimi.com, i pari në nivel të Republikës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas programit Biblioteka Ime dhe e e-Shëndetësia, Komuna e Gjilanit ka bërë sot promovimin e projektit më të ri inovativ e-arsimi.com, që është i pari në nivel Republike.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë përmes këtij projekti po integrohen të gjitha të dhënat e të gjitha niveleve shkollore dhe ky është një hap tutje drejt rritjes së transparencës.

“Falë departamentit të Teknologjisë Informative, ne sot po e bëjmë promovimin e projektit e-arsimi, ku integrohen të gjitha të dhënat e të gjitha niveleve shkollore, përfshirë nxënësit, profesorët, kartelat, dosjet etj. Përveç tyre, në këtë program do të kenë qasje edhe prindërit, duke e parë vijueshmërinë e fëmijëve e suksesin e tyre. E falënderoj ekspertin e IT, Gazmend Jakupin për realizimin e këtyre programeve dhe jemi me fat që e kemi pjesë të ekipit”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri ka paralajmëruar realizimin e programit e-Komuna dhe organizimin një konference të madhe në Gjilan.

Mobi Casa

Menaxheri i zyrës së IT në Komunë, Gazmend Jakupi, ka thënë se ky është një aplikacion i shpejt, profesional dhe lehtë i qasshëm, përmes të cilit rritet transparenca.

“e-arsimi.com është një databazë e madhe e shënimeve për të gjitha institucionet e arsimit, brenda së cilës të gjithë mund ta shohin numrin e nxënësve, profilin e arsimtarëve etj. Është aplikacion i shpejt dhe profesional dhe risia është që në këtë projekt është edhe grafikoni dhe harta e shkollave”, tha Jakupi.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bardhyl Syla, tha se ky është një projekt që ofron një qasje transparente për qytetarët, për të marrë informacione të lloj-llojshme për personelin, ligjërimit, lëndëve etj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.