Fundamenti

Galip Beqiri takohet me Memli Krasniqin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri ka takuar ministrin për kulturë rini dhe sport Memli Krasniqi dhe zëvendësministrin Hajdin Abazi. Ky takim ishte vazhdim i takimeve që ka Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri në Ministrin e Kulturës.

Në takim përveç se u njoftua Ministri rreth punës dhe aktiviteteve që ushtron Këshilli Kombëtar Shqiptar u bisedua edhe rreth nevojës së bashkpunimit për çështjet me rëndësi e në këtë rast për kulturën.

Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri duke shprehur shqetsimet në mbrojtjen e të mirave kulturore, zhvillimin e veprimtarisë kulturore si dhe kërkoi nga Ministri Krasniqi që në të ardhmen të përkrah sa më shumë Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Beqiri kërkoi nga Ministria e kulturës të dërgoi sa më shum grupe artistike e veçanërisht shoqëri kulturore artistike. Shqiptarët e kësaj treve më shumë se gjithëçka kanë nevojë të vendosen në raporte partneriteti dhe presim mbështetjen tuaj.

HW

Më konkretisht u bisedua që në muajin korrik Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve ”SHOTA” të mbaj një koncert në Preshevë dhe Bujanoc për nder të mërgimtarëve.

Krasniqi e pranoj këtë kërkes dhe u zotua se do ta realizoj në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Ministri Krasniqi u zotua, se ministria që ai drejton do të mbetet e përkushtuar që mbështetja të rritet dhe që të ketë sa më shumë nisma të përbashkëta më qëllim të avancimit të jetës kulturore atje por edhe ruajtjes së vlerave të kombit shqiptar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.