RCCOLA

Frika nga tërheqja e Amerikanëve

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Herati, një qytet antik i tregtisë me minare dhe sheshe të gjëra në perëndim të Afganistanit ka përparuar me gjasë më tepër drejtë modernizimit, se sa çdo qytet tjetër në Afganistan gjatë 10 viteve të fundit. Frika për rikthimin e dhunës është shtuar dukshëm, pasi që po afrohet viti 2014, kur është paraparë tërheqja e plotë e forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Femrat shëtisin të papenguara, edhe pse të mbuluara në parkun më të madh të qytetit të Heratit, në perëndim të Afganistanit, duke shijuar një liri, e cila mund të shihet rrallë në pjesët tjera të Afganistanit.

Biznesmenët e pasur nga Kandahari kalojnë nga disa ditë në Herat, duke mos u frikësuar më nga rrëmbyesit apo sulmet e mundshme vetëvrasëse.

Herati, një qytet antik i tregtisë me minare dhe sheshe të gjëra në perëndim të Afganistanit ka përparuar me gjasë më tepër drejtë modernizimit, se sa çdo qytet tjetër në Afganistan gjatë 10 viteve të fundit.

Megjithatë, ende ka spekulime për rikthimin e dhunës, tronditjet e rënies ekonomike, për thirrje të bëra nga udhëheqësit lokal për tu armatosur, me qëllim që njerëzit të mbrohen nga talebanët, për opozitën konservatore ndaj modernizimit dhe për dyshime.

“Lufta do të fillojë”, thotë Ghulam Reza, një luftëtarë i vjetër muxhahedinë, i cila ka dalur për të shëtitur me dy vajzat dhe dy dhëndurët e tij.

Ai deshi t’iu tregojë atyre se në çfarë mase është rindërtuar qyteti, në pjesë të madhe si rezultat i kredisë prej 1.2 milionë dollarë, të dhënë nga konsullata e SHBA-së.

Ai gjithashtu deshi t’iu tregojë vendet se ku kishte luftuar dikur, pjesë këto të cilat dikur ishin gërmadha.

“Do të kthehemi në fillim të viteve të 90-ta, do të kemi një luftë qytetare mes grupeve muxhahedine”, thotë Reza, duke shtuar se do të ketë ende shpresë, nëse forcat e huaja mbesin në qytet në një numër më të madh.

Ekziston bindja se Herati mund të humbë shumë. Burimi i prosperitetit të qytetit është mjaft i dukshëm-rruga gjarpëruese nga kufiri i Iranit, që gjendet rreth 100 kilometra larg qytetit.

Edhe pse ka sulme në qarqet jashtë qytetit, talebanët nuk kanë arritur të ngulisin praninë e tyre në Herat. Tregtia dhe afërsia me Iranin dhe Turkmeninë e kanë bërë këtë qytet të hapur dhe mjaft urban, me dyqane të shumta.

Gjatë viteve të fundit, numri i banorëve në qytet ka arritur në një milionë. Dhe jeta në qytet është një pamje që rrallë mund të shihet në Afganistan-pamja e njerëzve të cilët shijojnë jetën dhe kënaqen.

Mobi Casa

Por Herati është gjithashtu një vend, në të cilën historia afgane ka tendencë të marrë formë. Është ky qyteti, në të cilin në vitin 1979 grupet lokale filluan kryengritjen kundër qeverisë, të mbështetur nga sovjetikët, duke nxitur kështu zinxhirin e kryengritjeve, që i paraprinë invadimit dhe okupimit 10 vjeçar të Afganistanit nga ana e Bashkimit Sovjetik.

Pjesa më e madhe e qytetit ishte e shkatërruar. Në qendër të Heratit ende mund të shihen minaret 600 vjeçare, që njerëzve jo vetëm që ju përkujtojnë historinë e tyre, por edhe që duhet të tregojnë kujdes, që të mos humbin sërish atë që kanë, theksoi Ajamudin Ajmal, nga departamenti për ruajtjen e objekteve kulturore.

“Këto minare janë pesë gishtat e historisë tonë. Ato dëshmojnë shumë. Vrimat e plumbave në to janë vrima në historinë tonë”, thotë ai.

Ismail Khan, një komandant i cili mori pjesë në kryengritjen e vitit 1979, më vonë u bë guvernator i rajonit. Tani, ai është sërish aktiv. Duke u larguar nga zyra e tij në Kabul, ku shërben si ministër për Energji dhe Ujëra, ai më 1 nëntor u kthye në Herat, për të tubuar me mijëra ish-luftëtarë të tij jashtë qytetit, duke kërkuar nga ata që të aktivizojnë sërish rrjetet e tyre dhe që të përgatiten për tu kundërpërgjigjur ndaj talebanëve, nëse Armata Kombëtare e Afganistanit nuk do të jetë në gjendje ta kryej këtë punë. Kjo thirrje ka shtuar frikën në vend se kanë filluar të aktivizohen sërish vijat e vjetra të ndarjes mes komandantëve muxhahedinë, që kanë luftuar mes vete në luftën qytetare.

Frika për rikthimin e dhunës është shtuar dukshëm, pasi që po afrohet viti 2014, kur është paraparë tërheqja e plotë e forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Pesimizmi ka nxitur një ndjenjë të rrethimit madje edhe në ato fusha, në të cilat Herati ka shënuar përparimin më të madh social dhe kulturor, siç janë të drejtat për femrat dhe mediet.

Herati ka njërin prej niveleve më të larta në fushën e edukimit të femrave dhe prokuroren e vetme provinciale femër.

Por prokurorja, Maria Bashir, për çdo muaj merr informata për planet e talebanëve për ta likuiduar atë.

Sajed Vali Katali, një biznesmen i ri nga një familje e pasur, ka marrë me qira një ndërtesë dhe para një muaji hapi kanalin më të ri televiziv në Herat. Ai thotë se në qytet ka edhe kanale televizive, të cilat financohen nga Irani dhe Pakistani. Afganët frikësohen se këto dy shtete do ta përcaktojnë fatin e vendit, pas tërheqjes së SHBA-së.

“Jemi kundër talebanizimit. Jemi kundër ndikimit të Iranit dhe Pakistanit, shtete këto që po mbështesin fundamentalistët në rajon”, thotë Katali.

Edhe studenti 19 vjeçar, Mohammed Hares, shpreh brengën për atë se athua edhe sa kohë do të zgjatë mirëqenia dhe jeta e qetë në Herat.

“Së fundi kemi pasur disa incidente të sigurisë në Herat dhe qarqe-vrasje, rrëmbime-të cilat kanë brengosur tej mase qytetarët. Më kujtohet koha e talebanëve dhe shpresoj se Afganistani do të jetë i lirë, në mënyrë që fëmijët të vazhdojnë edukimin dhe të shkojnë në shkollë”, thotë Hares. (New York Times)