Uji Dea

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas tragjedisë së ndodhur në Shëngjin, në zonën e Ranës së Hedhun, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova, ka folur gazetarja nga Shqipëria, Ledina Jakimi.

Ajo se qytetarë të Lezhës dhe pushues të rastit u përpoqën të shpëtonin të rinjtë sapo morën njoftimin për ngjarjen, duke hyrë në det me mjete lundruese.

“Sapo është dhënë njoftimi, qytetarë të Lezhës, por edhe pushues që ndodheshin në zonë, kanë hyrë me jet ski në det për t’i shpëtuar të rinjtë. Ata arritën t’i nxjerrin nga uji pas kërkimeve, por fatkeqësisht të dy viktimat dolën në breg pa shenja jete”, deklaroi Jakimi.

HW

Ajo në Klan Kosova tha se, megjithëse kushtet e motit ishin të paqëndrueshme dhe në det kishte dallgë të mëdha, nuk kishte pasur asnjë paralajmërim për qytetarët që të mos futeshin në ujë.

“Në breg koha ka qenë e paqëndrueshme dhe ka pasur dallgë të mëdha. Megjithatë, nuk ka pasur njoftim për qytetarët që ndodheshin aty që të mos hynin në det. Në fakt, në atë zonë nuk ka pasur as kullë vrojtimi”, tha ajo. /klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.