Fermerët e Gjilanit sot filluan sezonin e korrje-shirjeve

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Bajram Isufi, ka hapur sot zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve.
Bajram Isufi ka thënë se Komuna ka bërë përgatitjet e nevojshme për përcjelljen dhe monitorimin e korrje-shirjeve duke formuar kështu komisionin i cili ka për detyrë koordinimin në mes të fermerëve kultivues të grurit, qendrave grumbulluese të grurit dhe pronarëve të autokombanjave; dhe po ashtu në baza javore me Ministrinë e BPZHR-së.
Fermerët që dorëzojnë grurin në Silose dhe qendra grumbulluese duhet të pajisen me dëshmi mbi sasinë e dorëzuar të grurit, në mënyrë që të përfitojnë nga programi për pagesa direkte, ku këtë vit 1 kg grurë do të subvencionohet 0.03 €.
Qoftë ky vit i mbarë e i bereqetshëm ka shkruar Bajram Isufi./rajonipress/