ARKATANA

Azemi: Jemi të gatshëm për t`i dhënë Gjilanit qeverisjen që meriton!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Aleanca në Gjilan është subjekti më i organizuar në nivel lokal. Në strukturat e saj ka njerëzit më të mirë që ka Gjilani, kuadro të përgatitura e që kanë pasur përgjegjësi dhe kanë lënë gjurmë në institucione publike. Aleanca qysh sot është e gatshme për të marrë përgjegjësi në Gjilan thotë Ardian Azemi nga AAK-ja e Gjilanit për rajonipress.

Sekretari i degës së AAK-së në Gjilan Ardian Azemi është optimist se ky subjekt politik tashmë është e gatshme të marrë çdo përgjegjësi rreth Gjilanit.

“Besojmë se jemi shumëfishuar sepse të tjerët kanë dështuar. Aleanca fare lehtë mund të jetë subjekti fitues në Gjilan, sepse qytetarët kanë nevojë urgjente për një qeverisje zhvillimore, një qeverisje me njerëz të dëshmuar e të interesuar për ta zhvilluar Gjilanin. Aleanca është unike, kjo e bën subjektin më të pëlqyer tani për tani. Po flasim me njerëz dhe po e kuptojmë se jemi në rrugën e duhur. Zhgënjimi është i madh në raport me pushtetin dhe partitë që kanë pasur pushtetin në Gjilan, kjo e bën Aleancën të pa alternativë.Në kuadër të Aleancës në Gjilan, funksionojnë departamente të cilat udhëhiqen nga më të mirët që ka Gjilani. Ata janë garantuesit e së ardhmes së Komunës tonë, sepse e kanë dijën, përvojën dhe vullnetin për ta bërë këtë. Të nevojshme për Gjilanin Aleancën e bën fakti se në ato komuna ku ka qeverisë dhe vazhdon të qeverisë ajo, janë komuna kampione, komunat më të zhvilluara dhe kjo nuk mund të ndodh rastësisht, sikurse nuk mund të ndodh rastësisht as zhvillimi i Gjilanit dhe i Kosovës në kohën e qeverisë Haradinaj, veçmas Gjilani” shprehet Azemi.

Uji Dea

Azemi mendon se Aleanca në Gjilan mbetet adresë kryesore për njerëzit që duan me dhënë kontributin e tyre në interes të Gjilanit dhe të Kosovës.

“Zgjedhjet janë afër dhe po bëhemi gati për t`i dhënë Gjilanit qeverisjen që meriton” tha Azemi./rajonipress/