Eko Higjiena

Falsifikuesit dhe Euroja

/ 6 minuta lexim

Banka Qendrore Evropiane (ECB) ka prezantuar kartëmonedhat e reja të euros, të cilat tash e tutje do t’i zëvendësojnë ato aktuale. Qëllim i ECB’së është që bankënotat e saj t’i bëjë sa më të sigurta.

Sipas Bundesbank (bankës federale të Gjermanisë) vitin e kaluar në Gjermani sërish janë zbuluar bankënota të falsifikuara të euros.

Policia, tregu dhe bankat kanë tërhequr nga qarkullimi plot 41,000 bankënota të falsifikuara, një shumë kjo që përbënë 6.4 përqind falsifikime më shumë se në vitin 2011. Në raport me sasinë e përgjithshme të parave në qarkullim kjo është një shumë e ulët. Por, pavarësisht kësaj, sipas saj që në nëntor të vitit 2012 tha për Deutsche Welle, Helmut Schafer, nga Enti i Kriminalistikës në Munih, dëmi që i shkaktohet ekonomisë gjermane është i konsideroshëm.

Schafer është zëvendësdrejtor i sektorit për hetimin e falsifikimeve të mjeteve të pagesës në qarkullim, në Zyrën e Kriminalistikës për Landin e Bavarisë. Sipas tij, me punën e tyre nëpunësit e këtij sektori nuk mbrojnë stabilitetin e valutës euro, por kanë për detyrë të garantojnë “sigurinë dhe lehtësinë në xhiron e pagesave”. Ata ndjekin falsifikuesit e parave, në mënyrë që qytetarët të mund të jenë gjithmonë të sigurt se në dorë kanë para “të vërteta”.

Këtë të enjte, presidenti i ECB, Mario Draghi, prezantoi kartëmonedhën e re të 5 eurove.

“Euro është simbol i dukshëm i Bashkimit Evropian. Për këtë arsye janë bërë përpjekje të mëdha për prodhimin e bankënotave të reja, ashtu që ato të jenë sa më të sigurta”, tha Draghi gjatë prezantimit në Frankfurt, derisa premtoi se bankënotat e reja do të jenë “fjala e fundit e teknologjisë dhe sigurisë”.

Edhe pse nga viti 2013 ECB do të hedh në qarkullim bankënotat e reja të euros, kjo nuk bëhet luftimin e inflacionit për shkak të falsifikimeve që rrisin sasinë e parave në qarkullim. ECB në fakt synon që me serinë e re “t’ua vështirësojë punën falsifikuesve”, shprehet Schafer. Falsifikuesit e parave gjithmonë kanë nevojë për një kohë derisa të njihen mirë dhe të jenë në gjendje të kopjojnë bankënotat. Andaj, paratë e falsifikuara hidhen në qarkullim tek pas një kohe të caktuar, edhe pse ato zakonisht dallohen lehtë. Sapo falsifikuesit të ushtrohen dhe të kryejnë ” një punë të pastër”, këndvështrimi i bankës emetuese fillon ciklin e ri të bankënotave; ato ekzistuese ripunohen dhe ndryshohen.

Veç kësaj, bankënotat aktuale të euros në treg janë tash e dhjetë vjet, dhe shumë nga to janë vjetruar e dëmtuar, andaj ato duhet të zëvendësohen me të reja. Gjatë emetimit të bankënotave të reja ECB shfrytëzon rastin edhe për ripunimin e shenjave të sigurisë së tyre.

Dobësitë e euros

Artisti Hans-Jürgen Kuhl i njeh mirë paratë. Jo sepse ka shumë para, por për shkak se ai ka prodhuar para, dhe për këtë ka qenë i dënuar me gjashtë vjet burg. Edhe pse Kuhl nuk falsifikon më para, ai ende vazhdon që eurot t’i shohë me një sy tjetër. Ai i tha DW’së se çka nuk i pëlqen tek euroja, që është në qarkullim.

“Kodi i ECB’së në pjesën e përparme është paksa konveks, fare pak. Me pak mund atë mund ta dallosh. E, kjo për falsifikuesit e rafinuar nuk paraqet problem të madh”, thotë ai.

RCCOLA

Ky s’është problem as për një falsifikues si Hans-Jürgen Kuhl. Ai është bërë i njohur edhe për “prodhimin” e bankënotave të dollarit. Ato janë konsideruar falsifikimet më të mira të bëra ndonjëherë. Kuhl ka parë edhe bankënota të falsifikuara të euros, p.sh. të ashtuquajturat super-euro, nga Evropa Lindore, të cilat konsiderohen falsifikime të mira. Por, edhe në rastin e tyre, sipas Kuhl, falsifikuesit gjithmonë shfaqen me reliefet e njohura.

“Problemi kryesor për falsifikuesit janë shenjat e fshehura dhe hologrami”, sqaron ai.

Një luftë pafund

Schafer beson se edhe bankënotat e reja të euros do të mund të kopjohen.

“Kurrë s’do të ketë bankënota absolutisht të sigurta nga falsifikimet”, thotë ai.

Me përfundimin e një cikli bankënotash, bankat emetuese gjithnjë do të përballen me sfidën e falsifikimit. Kjo nuk vlen vetëm për euron. Madje, Hans-Jürgen Kuhl, që është njohës i shkëlqyer i punës së bankës emetuese të SHBA’ve, s’ka mëshirë as për dollarin. Pasi ka vëzhguar me kujdes bankënotat e reja të dollarit, ka konstatuar se ato, edhe pse të prodhuara në mënyrë të sofistikuar, “për një falsifikues të arsyeshëm s’përbëjnë asnjë problem” për t’u falsifikuar.

Për falsifikuesit dhe mashtruesit duket se tregu i së ardhmes është në internet. Përmes mashtrimeve në sistemin e online-banking fitohet shumë më tepër e më lehtë, dhe me më pak rrezik. Kjo gjë kërkon falsifikues të një kalibri tjetër, thotë Helmut Schafer, ngase të nevojiten më shumë aftësi teorike se praktike, e këtë aftësi s’mund ta ketë çdokush.

“Falsifikues do të ketë gjithmonë. Ata janë thjesht njëlloj zanatçinjsh”, pohon Schafer.

Edhe eksperti i falsifikimeve, Hans-Jürgen Kuhl, është i sigurt se “profesioni” i falsifikuesve të parave nuk do të zhduket aq shpejt, megjithëse kjo s’ka të bëjë me paaftësinë e bankave emetuese për të prodhuar bankënota të sigurta dhe imune ndaj falsifikimit, por me pakujdesinë tonë. Për shembull, derisa paguajnë nëpër arkat e supermarketeve shumë njerëz fare se numërojnë kusurin, e gjatë stresit të mbylljes sa më shpejt të arkës arkëtarët rrallëherë shikojnë se çfarë bankënotash marrin në dorë. Sa më të pakujdesshëm jemi, aq më e thjeshtë bëhet puna për falsifikuesit, thotë Kuhn.

“Përderisa njerëzve mund t’ua hedhin edhe me një bankënotë prej 75 eurosh, falsifikuesit mund të bëjnë çfarë të duan”, përfundon ai.