Eko Higjiena

Hoxhaj: 7 qershori është Dita D për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video në të cilën zgjedhjet e 7 Qershorit i cilëson si moment vendimtar për të ardhmen e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Hoxhaj thotë se këto zgjedhje nuk janë për tema të zakonshme politike, por për drejtimin që do të marrë shteti në vitet e ardhshme.“7 Qershori është Dita D. Dita kur e mbrojmë demokracinë, ose dita kur hapet rruga drejt diktaturës”, deklaron ai.

Hoxhaj akuzon qeverinë aktuale për krijimin e asaj që e quan “autokraci elektorale”, duke thënë se vendi ka mbetur pa Kuvend funksional, pa President dhe me institucione në krizë.

“Miliona të ndara pak ditë para zgjedhjeve nuk janë ndihmë. Janë frikë nga humbja. Shteti nuk guxon të bëhet vegël e një partie politike”, thekson ai.

FIDANISHTJA

Sipas tij, pushteti po përdor resurset shtetërore për interesa zgjedhore dhe po cenon parimin e garës së barabartë demokratike.Në pjesën e dytë të videos, Hoxhaj bën thirrje për mbrojtjen e Republikës dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar Kosova.

“Kosova nuk është ndërtuar për një njeri dhe as për një parti. Kosova është ndërtuar mbi sakrificën për liri, mbi demokracinë dhe mbi idealin e Republikës. Më 7 Qershor votohet për demokraci, për Republikën dhe për Kosovën”, shprehet ai.

Në fund të mesazhit, Hoxhaj ndalet edhe te procesi gjyqësor në Hagë, duke thënë se javët e ardhshme pritet një vendim historik për ish-udhëheqësit e UÇK-së.“Vota për PDK-në është votë për lirimin e atyre që ia sollën Kosovës lirinë dhe pavarësinë”, deklaron Hoxhaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.