ARKATANA

Vitia mobilizohet fuqishëm për LDK-në, gratë dhe qytetarët rreshtohen pas kandidatëve për deputetë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Mbështetja për kandidatët e Degës së LDK-së në Viti po vjen duke u forcuar nga dita në ditë, ndërsa takimet e fundit në Viti, Verbani, Sllatina, Kabashi dhe Skifteraj kanë dëshmuar një mobilizim të madh qytetar në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Një rol të veçantë në këtë mobilizim po luajnë gratë e Vitisë dhe lokaliteteve përreth, të cilat në takime të shumta kanë shprehur përkrahjen e tyre për kandidatët e LDK-së për deputetë, duke vlerësuar angazhimin e tyre për përfaqësim dinjitoz dhe zhvillim të komunës dhe Kosovës.

Atmosferë entuziaste dhe pjesëmarrje e madhe u regjistrua edhe në Skifteraj, në odën e Ukë Salihut, ku qytetarë dhe aktivistë të shumtë u mblodhën për të shprehur mbështetjen ndaj kandidatëve të Degës së LDK-së në Viti. Gjatë takimit u theksua rëndësia e përfaqësimit të fuqishëm të Vitisë në institucionet qendrore dhe nevoja për vazhdimin e politikave zhvillimore që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Pjesëmarrësit vlerësuan programin dhe vizionin e LDK-së, duke theksuar se besimi i qytetarëve po forcohet përmes afërsisë me njerëzit, komunikimit të drejtpërdrejtë dhe kandidatëve që përfaqësojnë vlera profesionale e qytetare.

Uji Dea

Nga këto takime është përcjellë një mesazh i qartë se Vitia po hyn në fazën përfundimtare të fushatës me energji të lartë, organizim të mirë dhe besim në sukses, ndërsa përkrahja për kandidatët e LDK-së po shtrihet në çdo lokalitet të komunës.

Përfaqësuesit e LDK-së kanë falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se kjo frymë mobilizimi përbën garanci për një përfaqësim më të fortë të Vitisë në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 7 qershorit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.