FITORJA

Epika e trashëguar

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Shefik Shkodra

1.

Në maje të shigjetës syri i mbështetur rri hapur
trupi i vashës zgjatur e mbështjell bolla si pjergulla!

I ka do rrëfime të shumta për këtë kohë sogjetari
ka marrë leje prej Bajram Begut për selam n’vjet
se dikush po e nis rrugën deri në atë breg-mejdani
si një çaush zhvesh fëmijë burra e gra hiç pa merak
i sheh të rrethuar si atëherë gjithë me nizam e redif –
deri sa të kryhet ahengu me ata harambashët cinikë

E ai e përshëndet atë maskaradë me këngë të re
Si njeriu i gjinisë asnjanëse a magjistar i stisur!

Krajlitë e mëdha pa salltanet vijnë e vejnë
Oborri po ngjet si një dasmë shumë e madhe
dhe krejt të qeshur qefleisen në odat e sarajit
mbretëreshën Teutë e kishin kopje n’kornizë
Risanin s’e njihnin ata fisnikët e oborrtarëve
këta kishin mësuar përralla të stërgjyshërve –
trashëgimia për kopetë me histori gojore

Ato dukje e pritje të mrekullueshme të sorrave
deh! po i vinte erë kërme asaj elegancës hipokrite!

Binte buria me veglat tjera në atë kor simfonie
rrogëtarët skutash e ndienin vetën të hallakatur e
mëndeshat u jepnin gji bijve të padronëve n’shtrat
thundra kali brejtur me patkonj si dhëmbë të rënë
yjet natën forconin shkëlqimin e cegmit dimërorë
hëna si ditëmdrekë po i ndërzente hanëmet pallatit

Vetëm qeni i shtëpisë leh hidhur e trishtueshëm
lidhur dhe ai di diçka shpërfillëse në këtë tryezë!

S’ia vë veshin as panlaveri rrjepacak duke shkumuar
për kasapët duartrokiste – një âsht kur ia gjuanin
atje te plehu zagarët e zhuganët bashkohen n’zdrale
botës i rrëfejnë dije për mirësi pa e ditur si quhen
sokakaxhinjtë sjellin mish e raki nga pazari ditor
sa shakaxhinjë të mëdhenj ka kjo Fusha e Madhe Miqtë e presin fundin e ceremonisë me shenja gati

Si gjithnjë me kosa në shokë për rrëmujë befasie
këtë dhuratë ua kthejnë se kurrë s’kanë ndryshuar!

Mobi Casa

2.

Pranvera ka ikur moti e kalimtari i gjallë me shpresë
Tash është duke grimcuar atë petë-shenjë për këtë mot
Asnjëherë nuk agon ditë e plotë retë po e errësojnë
Ëndrra gjithfarësh sheh në natën e gjatë në kohë të ritë
S’ka shpjegime për shtigjet historike s’lënë barbarët
Rrena e princërve ish’ shndërruar në përrallën e artë

Piratët na kthyen historinë antike si një kokërr qershie
Ajo ëmbëlsira mashtruese nxiti sërish vjellje me vrer!

Kalorësit apokaliptik i mundon vesvesja për lartësitë
Mbathin këpucët e nallbanëve me therje të metaltë
Këmishët e porositura nga sivëllezërit kundër-plumb
Te Mrizi i Pleqve po gjenin uratimin e bekimin e tyre
Bie një mot bronztë dhe as pikëllim e as gëzim s’ishte
dhe Zana e Malit për inati të vetes të gjithë i ka zanua

Me mund memecët e kanë qelë gojën sa për ironi
U shkojnë jargët e vetë qeshen me formën si minj!

Në maje të gishtërinjve cijatën me zë shurdhues
Rebelimi i tyre ka ngjarë haptas po i troket njerëzisë
– S’ka përtej nesh kush që e ngjallë më mirë robërinë
Skllavërimin duhet vijuar se, kështu jemi të mësuar
Mos e ngrohni ujët se do t’u shteret prapambetja
Jemi të parët në tokë që e risollëm Hajkën në Fushë

Kohë e shpifësve e sa tebdil këto kafshët grabitëse
Asnjërit emrin s’ua ke dëgjuar as në rini as në pleqëri!

Stina e dashur me përkushtime këngësh – lumenj
u tret me gjethe e zogj shtegtarë në ikje frikshëm
përtej Shtatë Bjeshkëve dikush luajnë tragjik-komedi
Sa mizor janë në mes veti kafshët kur i fut në rreth
Gjuetarët i mbajnë të rrethuar katër anët e strofkës
jeta e papërballueshme – shumë figura fantazmash

Sa shumë vargoj pas shtrigësh bartin të lashtat
prej arës në arën e tyre pa lënë pikë bereqeti
toka po mbetet sërnishtë frytet e tash të grabitura
mendja bëhet ëndërr në zgjëndërr në këtë mbretëri
kujt t’ia rrëfesh këtë ndryshim për qeniet e urryera

Sogjetari ngjeshët me pezëm e i mbush xhepat shurrë
Sa herë i kujtohen princat e shpikur Fushës së Nëmur!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.