FITORJA

Atdhetari Musli Pira ishte udhërrëfyes i frymëzimit të gjeneratave të reja për çlirimin e atdheut

/ 6 minuta lexim
Hidromorava

Nga Sami Arifi – Musli Zeqë Pira u lind në vitin 1888 në fshatin Pozeran, i cili fshat para Luftës së Dytë Botërore për një kohë të gjatë ishte komunë, tashmë është fshat në komunën e Vitisë. Musliu rrjedh nga një familje me taban kombëtar, i cili ishte i edukuar në odën e babait të tij dhe në odat pozheranase, ai kishte 8 vëllezër e dy motra.

Babai i Musliut, Zeqë Zymer Pira së bashku me pozheranasit si, Kurtesh Kurteshi, Ramë Avdyli, ishin pjesëmarrës të luftës për pavarësi të shqiptarëve, prandaj ata burgosen në Gjilan nga mbretëria serbo-sllave. Musliu si i ri mësoi mjaft për vuajtjet e babait dhe të popullit të tij, për pjesëmarrjen nëpër beteja të ndryshme si ajo e Sojevës, afër Ferizajt, ku, merrë pjesë Musli Piras ë bashku me Hoxhë Ibrahim Kurteshi, Hetem Dupoleva nga qifllaku, e shumë pozheranasë tjerë të udhëhequrë nga Islam Pira. Në këtë betejë kishin rënë heroikisht Hoxhë Ibrahim Kurteshi, dhe Hetem Dupoleva.

Pas përfundimit të Luftës së Parë Ballkanike 1912-të, Musliu përjetoi pushkatimin e babait të tij nga serbët, kufoma e babait të tij u varros nga gratë në oborrin e shtëpisë, nga se, meshkujt ishin në fronte lufte kundër Serbisë.

Pas përfundimit të luftërave Ballkanike, Serbia bëri regrutimin e shqiptarëve me dhunë kundër Perandorisë së Austro-Hungareze, është fillimi i Luftës së Parë Botërore, ku, në këtë regrutim të dhunshëm ishte edhe Musli Pira. Në luftë kundër Austro-Hungarisë, shqiptarët vendoseshi në vijnë e parë të vrontit për tu vrarë, megjithatë ata qëndronin trimërisht. Pas betejës që humbë Serbia, Musliu me një grup të shqiptarëve udhëtojnë nga Beogradi për në Kosovë, i cili udhëtim ishte i tmerrshëm dhe me shumë sakrifica.

Pasi u kthye nga Beogradi, Musliu u regrutua nga bullgarët, meqë Kosova ishte pushtuar nga Bullgaria, ndër të tjera beteja ai merrë pjesë edhe në frontin e Selanikut kundër Antantës së Madhe që formuan shtetin e ri të quajtur Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene (MSKS), kryesisht me ndihmën e Francës, e cila si mbretëri më vonë e Jugosllavis ka ekzistua deri në vitin 1941, kur kjo Mbretëri pushtohet nga ushtria hitleriane,

Pozherani dhe disa pjesë të Kosovës mbeten nën pushtimin italian, ku, lejohet hapja e shkollave shqipe, administrata në gjuhën amtare si dhe përdorimi i flamurit shqiptar, njëherit, kryetar i komunës së Pozheranit u emërua Musli Pira dhe sekretar Bejtë Alidema.

Musli Pira më vonë zëvendësohet nga Hysen Sahit Tërpeza për kryetar, meqë Musliu jep dorëheqje nga posti i kryetarit duke e uruar Hysenin se po shkon vëllai i madh e po vije vëllai i vogël në postin për kryetar. Pasi që Musliu ishte i dëshmuar dhe i rryer nga luftat ballkanike ndaj edhe ishte emëruar komandant, një ndër shumë komandantët tjerë kundër brigadave serbo-malazezo-maqedonase. Musli Pira ishte edhe në Këshillin e Gjyqit të Paqit së bashku me Hysen Tërpezën, Hamdi Kurteshin-Pozheran dhe Zenun Zejnullahun-Ramjan, ku kryetar i këtij Këshilli të Gjyqit të Paqit ishte Mulla Xhemë (Arifi) Sllatina, ky Këshill kishte qëllim përgatitjen e të rinjve për luftë kundër çetniko-serbo-komunistëve jugosllav.

Uji Dea

Vija kufitare për ta mbrojtur ishte nga Prepallaci, malet e Kikës së Gollakut, Bujanoc, Preshevë, përgjatë maleve të Karadakut gjerë te Guri i Zi në Brezë, mirëpo propaganda serbo-sllavo-komuniste që mjerisht e përbënin edhe një numër shqiptarësh bëri që kjo ushtri të tërhiqet nga kufiri pa pëlqimin e shtabeve komanduese.

Më 24.12.1944 çetniko-sllavo-komunistët, të udhëhequr nga Vukashin Kovaçeviqi, organizojnë masakrën ndaj shqiptarëve në në Xhaminë e Pozheranit, ku nga rrahja pati shumë të vdekur, të paaftë për jetë dhe të lënduar rënd, ndër ta ishte edhe djali i Musliut, Selim Musli Pira dhe nipi i tij Kapllani. Aty në qershor-gushtë të vitit 1945 vëllai i Muslliut, Hamdiu me të birin Kapllanin dorëzohen, Hamdiun e lirojn, ndërsa Kapllanin e dërgojnë në llogor të Ferizajt, ku më vonë e transferojnë në Tivar të Malit të Zi, ndërsa djalin e Musliut e gjykojnë në Gjyqin Ushtarak të Ferizajt me 5 vite burg të rënd që i vuan në Nish.

Musli Pira qëndron me pushkë në dorë deri në vitin 1947, së bashku me Hajriz Kajollin, Laz Loqën dhe Hetem Ilazin të cilët pas një amnistie, të bërë nga pushtuesi serbo-sllav, Musliu me shokë dorëzohen.

Pas hetimeve disa ditore Musli Pira lëshohet i pafajshëm, Hajriz Kajolli gjykohet me 5 vite burgë të rend, të cilin burg e vuanë me 3 vite, ndërsa Laz Loqa gjykohet 5 vite dhe i vuanë të tëra.

Gjatë viteve 1955-1956 kryeshefi i sigurimit të brendshëm jugosllav i UDB-së, Aleksandër Rankoviqi në të ashtuquajturin ”Aksion i grumbullimit të armëve”, tepricave të misrit e grurit“, bëri burgosjen dhe vrasjen ndaj shqiptarëve me qëllim të shpërnguljes së tyre nga trojet shekullore, në veçanti Musli Pira u keqtrajtua rënd në borë e shi, u torturua dhe u rrah pa masë nga shefi i UDB-së, Obrad Saviqi nga Gremja e Ferizajt dhe nga Miliqi nga Ferizaj, meqë dytë këta kriminel famëkeq, e dinin veprimtarin atdhetare të Musli Pirës që ishte luftëtar për lirinë e Kosovës deri në vitin 1947 i cili ishte i padorëzuar me pushkë në dorë.

Nga Musliu kërkonin t’ju tregoj kush e mbante me bukë derisa ishte në mal, Musliu iu përgjigj.”Derisa kisha pushkën në krah, rrethorën në brez, çdo kush më ka dhënë bukë dhe ndihma tjera që kam kërkuar“ me këtë Musliu mbyllë kërkesat e UDB-ashve të Saviqit dhe Miliqit. Musli Pira edhe se i mundur nga pushteti serbo-komunist, ai deri në vdekje ishte i padorëzuar për lirinë e atdheut, ai ndërroi jetë në vitin 1985, ishte frymëzim udhërrëfyes i gjeneratave të reja se si duhet luftohet dhe veprohet për lirinë e atdheut.

Qoftë i paharruar kujtimi për atdhetarin, frymëzuesin e gjeneratave të reja, udhërrëfyesin e çlirimit të atdheut, Musli Pira, pushoftë i çetë në dritën e pashtershme në amshim, Perëndia e past shpërblyer me Parajsë…/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.