Mobi Casa

Arkitekti

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Poezi nga Atdhe Geci

Nga farë e Pirros dhe Kastriotit t´Ilirisë
u rrit fara e origjinës sonë dhe e gjuhës
kështu u lind dhe kjo poemë e shqipeve
nga zemra e tokës dhe ekuilibri i saj

Ne do të jetojmë derisa toka të ekzistoj
më thoshin në heshtje Ajri dhe Dielli
lulet e mbjella nëpër shpirtin e tokës
janë Atdheu ynë i qenies dhe i kombit

Kosova më dha emrin e vet t´Atdheut
më fali muzën që t´ia lartësoj këngën
ai që shpiku numrat dhe shkronjat, qe
dardan dhe, njëherit poet i smeraldeve

UBT

Atdhe-Mëmëdhe i fjalës dhe shkrimit
jam në lundër me kohën dhe me erën
kam pamje yjesh dhe diejsh të pafund
jam në fushë të vetëdijes e të vet jetës

Kjo jetë e tashme dhe e ardhshme, në
brendësi e ka të kaluarën e vlershme
jam në këmbë me një qerre të vjetër
në Roganë jam i bekuar nga ylli Iliri!….

Atdhe Geci – Prishtinë, qershor, 2025