Fundamenti

Lushaku e LDK-së: Testi i Maturës e ka humbur kuptimin, MASHT po e menaxhon dobët tash e disa vite

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku ka thënë se testi i maturës e ka humbur kuptimin tash e disa vite pëer shkak të menaxhimit të dobët nga Ministria e Arsimit.

Në një shkrim në Facebook, pasi 20 mijë nxënës iu nënshtruan këtij testi, Lushaku tha se manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë atë të pavlefshëm.“Nuk është më një vlerësim i dijes, as sfidë teknike, por një garë e padrejtë, ku mashtrimi po shpërblehet. Dhe kjo situatë po përsëritet çdo vit!

Fundamenti

Ministrja e Arsimit në detyrë duhet të jep përgjegjësi! Nën udhëheqjen e saj ky Test është kthyer në një proces të turpshëm, ku mbizotëron kaosi dhe mashtrimi. Ajo dhe stafi i saj duhet të tregojnë se pse nuk janë marrë masa për menaxhim të sigurt teknik? Pse nuk është garantuar mbikëqyrja dhe menaxhimi i pyetjeve në formë të sigurt? Pse po hesht, ndërsa testet qarkulluan në rrjete sociale? Heshtja e MASHTI-t është fajësi!” – ka thënë ajo.

Sipas Lushakut, sot nxënësit “e ndershëm” janë në ankth, prindërit të zhgënyer e mësuesit pa zë.“Sot, nxënësit e ndershëm janë në ankth. Prindërit janë të zhgënjyer. Mësuesit pa zë. Dhe shteti po heshtë e po i lë fëmijët në dorë të fatit.Fëmijët tanë meritojnë arsim që shpërblen DIJEN, e jo mashtrimin” – ka shkruar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.