Mësuesi i parë Bajram Ibrahim Bajrami ishte përhapësi i Dritës

Gjilan – Sot është dita e Urimit për ditën e Mësuesit. Të përkujtosh ditën e mësuesit 7 Marsin, është një nga fjalët më të mëdha të respektit për gjuhën shqipe.
Dita e mësuesit, është diçka që duhet të mbahet, përkujtohet me krenari, ndershmëri dhe respektin ndaj Mësuesit.
Në këtë ditë ne përkujtojmë mësuesin e par të fshatit Velekinc Bajram Ibrahim Bajramin, i cili me shumë sakrificë, në vitin 1948 e hapi për herë të parë shkollën shqipe në këtë fshat.
Mësuesi i parë ishte përhapësi i Dritës. Hapja e shkollës në gjuhën amtare ishte një hap që fillonte drejtë dritës së Lirisë së vërtetë. Me një vetëdije të plotë se vetëm me edukimin dhe arsimimin e popullit, mund ta zhvillojë e përparojë Kombin.
Kryetari i Fshatit Velekincë