Edmond Hajrizi me prezantim kyç në Konferencën Ndërkombëtare për Inteligjencën Artificiale që po mbahet në Tiranë
UBT mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri 🇦🇱, organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, përmes Seksionit të Shkencave Natyrore dhe Teknike dhe Njësisë së Inteligjencës Artificiale pranë saj.
Si bashkë organizator i kësaj konference, UBT ka kontribuar me prezantime të rëndësishme dhe projekte të avancuara në fushën e inteligjencës artificiale dhe Internet of Things (IoT), që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore.
Një nga prezantimet kyçe nga ekipi i UBT-së ishte prezantimi i Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me temën: “AI Based Actual System Developments at UBT Smart City”, ku theksoi aplikimet e avancuara të inteligjencës artificiale brenda projektit novator UBT Smart City.
Leading the Way