Mobicasa

Kamenica vazhdon mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, ekipet në terren gjatë gjithë sezonit

Kamenica vazhdon mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, ekipet në terren gjatë gjithë sezonit

Kamenicë – Komuna e Kamenicës po vazhdon aktivitetet për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, me qëllim të krijimit të kushteve më të sigurta për qarkullimin e qytetarëve.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, Zotrim Kastrati, ka bërë të ditur se ekipet komunale janë të angazhuara në terren për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjitha lokalitetet e komunës.

Sipas Kastratit, për këtë sezon dimëror është hartuar një plan i veçantë i intervenimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve, ku prioritet do t’u jepet segmenteve me rrezik më të lartë dhe atyre me qarkullim më të dendur.

Shkolla e Mjekesise - UBT

Ai ka theksuar se, për shkak të shtrirjes së madhe territoriale të komunës dhe numrit të konsiderueshëm të lokaliteteve, intervenimet do të realizohen sipas prioriteteve të përcaktuara, gjendjes në terren dhe kushteve atmosferike.

Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve.

“Ekipet tona do të jenë të angazhuara vazhdimisht për të siguruar qarkullim sa më të sigurt dhe të pandërprerë”, ka deklaruar Kastrati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.