GRANDEMALL

Emir Sahiti lë pas dëmtimin, gjen golin me Hamburgun

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Emir Sahiti ka shënuar një gol të bukur për Hamburgun në fitoren ndaj Alemannia Aachen me rezultat 1-0.

Sahiti në minutën e 17-të të lojës nga afër zonës së rreptësisë me një gjuajtje të shkëlqyer me këmbën e majtë e dërgoi topin në rrjetë.

Për kujtesë, Hajduk e shiti Sahitin te Hamburg në ditën e parafundit të afatit kalimtar të verës së kaluar për 1.2 milion euro.

FITORJA

Ai deri më tani nuk ka dalë mirë në Gjermani dhe për këtë fajësohet pjesërisht një dëmtim i kyçit të këmbës.

Kjo kishte bërë që ai të mos kapte formën, por duket se lëndimi tashmë ka kaluar dhe ai është gati të luftojë për një vend titullar te klubi i madh gjerman.

Përfaqësuesi i Kosovës për klubin nga Hamburgu ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje zyrtare dhe nuk është regjistruar në mesin e golashënuesve në ndeshje zyrtare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.