ARKATANA

Nga 50 mijë në 50 milionë euro – Granit Xhaka bëri atë që askush nuk e ka parashikuar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Granit Xhaka kishte uljet dhe ngritjet e tij në karrierë, por askush nuk e ka parashikuar atë ku ndodhet sot lojtari me prejardhje nga Kosova.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zviceran mahniti të gjithë në sezonin e tij të fundit tek Arsenali, duke i lënë gojë hapur kritikët me lojën e tij, por tashmë ishte shumë vonë për klubin londinez që të bindte lojtarin.

Lojtari 31-vjeçari vendosi t’i jepte fund aventurës së tij në Londrën Veriore dhe të rikthehej në Bundesliga, nga liga ku e kishte siguruar kalimin te Topçinjtë.

Mirëpo, kësaj radhe ishte ndryshe, pasi nuk ishte rikthyer te Borussia Monchengladbach, por ju bashkua Bayer Leverkusenit.

Nën urdhrat e Xabi Alonsos, Xhaka së bashku me bashkëlojtarët e tij fituan Bundesligën si të pamposhtur, ndërsa humbjen e parë e pësuan në finale të Ligës së Evropës nga një Atalantë e përsosur.

Por, ajo çfarë është e mahnitshme dhe që pak lojtar mund ta bëjnë – ringjallja në karrierë!

Granit Xhaka vs Italy

Në vitin 2010, Xhaka ishte vlerësuar nga Transfermarkt vetëm 50 mijë euro si 17-vjeçar, për të filluar ngritjen graduale.

Uji Dea

Kur kaloi te Monchengaldbachu, mesfushori si 20-vjeçar kishte kapur vlerën e tetë milionë eurove tri vite më pas.

Rritja e tij sipas Transfermarkt vazhdoi dhe shkoi në 35 milionë euro kur ju bashkua Arsenalit në vitin 2016.

Kulmin e vlerës së tij, 31-vjeçari, në atë kohë si 26-vjeçar e arriti në vitin 2018 te Gunners kur shkoni në 50 milionë euro.

Natyrisht se përplasjet brenda dhe jashtë fushe me tifozët filluan t’ia zvogëlojnë vlerën momentale që e kishte Xhaka, por jo edhe cilësinë që i kishte, i ka dhe do t’i ketë edhe për disa vite.

Kur tifozët e Topçinjve filluan ta ndjejnë rëndësinë e Xhakës, vlera e tij që kishte rënë në 20 milionë euro, u ngrit për tetë milionë.

Granit Xhaka – THE LIDER
Por, me rikthimin e tij në pikën më të lartë të lojës që di ta bëjë, Graniti vendosi të ndryshonte ambient, për t’u rikthyer në Bundesliga dhe të shkruante histori, duke i siguruar Leverkusenit jo vetëm titullin e parë, por edhe si të pa mposhtur gjatë gjithë sezonit.

Sukseset tashmë flasin për të dhe tifozët e Arsenalit shpesh e kanë potencuar në rrjetet sociale se kishin gabuar me vlerësimet për Xhakën, pasi Mikel Arteta filloi t’i nxirrte më të mirën, atë që bëri tashmë Xabi Alonso me të në sezonin e kaluar. /Telegrafi/