Edhe njëherë rreth aktakuzës së Salih Kqikut

Gjilan – Salih Kqiku zyrtarisht akuzohet për keqpërdorim të pozitës, meq ka asgjësuar dhe fshehur materialet arkivore. Por, Salih Kqiku ende nuk po beson se ka një aktakuzë të tillë. Madje ka gjetur kohë edhe ka denoncuar rajonipress se gjoja kemi shpifur. Për lexuesit tanë po e japim edhe të skenuar aktakuzën e ngritur nga prokurori Isuf Sadiku.
Është tejet befasuese kur një zyrtar komunal me një përvojë të gjatë në institucione krijon hamendësime rreth medieve ose në këtë rast rreth portalit Rajonipress.
Jemi i vetmi medium ndoshta që kur janë në pyetje aktakuzat ose aktet e ndjeshme, i verifikojmë ato sepse vetëm kështu kemi arritur ta krijojmë besimin e madh ndaj lexuesve dhe ndaj vetës.
Por, Salih Kqiku vazhdon nëpër ndeja e muhabete të akuzon Rajonipress se po shpifim kundër tij. Madje ka gjetur kohë që edhe përmes avokatit të bëjë një padi se gjoja ai nuk ka aktakuzë, sepse gjithnjë sipas tij Rajonipress ka shpifur.
Për hir të lexuesve të shumtë ne po e japim edhe aktakuzën e skenuar. Ndryshe Salih Kqiku në polici dhe prokurori i ka mohuar në tërësi veprat inkriminuese.
Gjithashtu, Salih Kqiku është ankuar se ende nuk e ka marrë zyrtarisht aktakuzën, kurse rajonipress ka shkruar pikërisht më 29.01.2018, pra ditën kur zyrtarisht aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore të Gjilanit.
Lexojeni shkrimin e datës 29 janar 2018
Gjilan – Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzën kundër Salih Kqikut shef i prokurimit në Gjilan i cili dyshohet se ka asgjësuar materialet arkivore. Kqiku akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër Salih Kqikut shef i prokurimit në Gjilan. Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan tha për rajonipress se Salih Kqiku akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar, raporton rajonipress.
Maloku gjithashtu ka konfirmuar për rajonipress se brenda javës pritet të ngritën edhe dy aktakuza ndaj dy drejtorëve të tjerë komunal.
Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Isuf Sadiku, shefi i prokurimit Salih Kqiku dyshohet se ka asgjësuar materialet arkivore.
Kqiku, dyshohet se në cilësi të personit zyrtar, drejtor i drejtorisë së prokurimit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tija, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër duke punësuar dy familjar të vet.
Kqiku dyshohet se në një zyre në qendrën e inkubatorit të biznesit, ku kanë qenë të vendosura edhe dy raportet e vlerësimit të aseteve fikse dhe detyrimeve qarkulluese të KRM “Higjiena” në Gjilan e të cilat zyrtarët policor nuk kanë mundur t`i gjejnë, e ku rezultojnë të asgjësuara.
Kqiku dyshohet se ka asgjësuar dhe fshehur materialet arkivore thuhet në aktakuzën e Prokurorisë./rajonipress/