Fundamenti

Rashiti: Gjilani nuk e meriton një kryetar komune që manipulon edhe me projektin e USAID-it

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, kryetari i Gjilanit duke e arsyetuar propozimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga viti i kaluar, keqpërdori foltoren e kuvendit duke tentuar që të manipulojë publikun. Duke dashur të akuzojë opozitën për mos votimin e propozimit tij dhe të viktimizojë veten e tij siç e ka zakon, pa fije turpi e tha një të gënjeshtër shumë të madhe. Projekti i miratuar përmes mbështetjes nga USAID-i, e që buron nga kontrata sociale përmes pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen e planifikimit të buxhetit komunal, në vlerë prej 30 mijë euro për gratë pensioniste, është bërë vitin e kaluar ku udhëheqës i këtij procesi kam qenë unë personalit si drejtor i buxhetit dhe financave dhe është futur në planifikimin e buxhetit për vitin 2024 ka shkruar Riad Rashiti kryetar i degës së PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Uji Dea

Ndërsa në seancën e fundit të kuvendit komunal deklaroi se në propozimin e tij për bartjen e buxhetit prej 2.5 milion euro është edhe ky projekt i USAID në vlerë prej 30 mijë euro.
Definitivisht, e fatkeqësisht ne Gjilani nuk e meritojmë të kemi një kryetar mashtrues, manipulues e gënjeshtar.

Viktimizimi është dobësia më e madhe e një udhëheqësi, por të tentosh për të viktimizuar edhe qindra punëtorët të ndërmarrjes Tregu, OJQ-të e Gjilanit që kujdesen dhe ofrojnë shërbime për qindra persona me aftësi të kufizuar, qindra gra pensionere dhe një donator tejet kontribut dhënëse për Gjilanin siç është USAID-i, vërtet është veprim tejet i ulët dhe skandaloz./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.